• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërkohet për Rinasin, kush është Klement Çala i dënuar me 25 vite burg

by Java News
22/04/2019 15:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të shpallësh në kërkim të shumë kërkuarin. Ky është rasti i Klement Çalës, mosha 30 vjeç i shumë kërkuar prej 2013 por pa sukses. Pavarësisht dështimit të gjashtë viteve rresht, policia e ka rishpallur serish në kërkim Klement Çalën, të riun nga Elbasani, që u dënua në mungesë në Shqipëri me 25 vite burgim pas arratisjes nga burgu i Trikallasë.

Por pas Marsit 2013 atëherë kur edhe ndodhi arratisja në Greqi, rastësia e tradhtoi vetëm njëherë të vetme Klement Çalën, një rastësi, e cila në fakt rezultoi se ishte mbret i botës për të, pasi ai u lirua në mënyrë paradoksale.

Ai u lirua megjithëse kërkohej nga pala greke. Në qershorin e 2015-s, dy vjet nga arratisja Klement Çala gjendej në Vlorë me pushimet verore se bashku me familjen dhe me Alkond Bengasin, që ishte gjithashtu i kërkuar për një vepër tjetër penale.

Siç thuhet në vendim Klement Çala po udhëtonte me shpejtësi tej normave për të dërguar njërin nga fëmijët në urgjencë kur edhe është ndaluar nga një patrullë, të cilën ai e ka kundërshtuar dhe është ndaluar vetëm pasi është përplasur.

Ai iu prezantua me një pasaportë që ishte lëshuar në mënyrë të rregullt për të, por kishte identitet fals. Klement Çala ia kishte dalë mbanë të merrte me emrin Saimir Koca, nga Obiliqi i Kosovës, një praktike kjo që u shpall false.

Por edhe pse përveç këtij fakti atij iu gjetën në shtëpinë e pushimit një pistoletë dhe disa gramë hashash, Prokuroria kërkoi gjithsej pesë vite burgim dhe në përfundim Gjykata e dënoi me vetëm një vit heqje lirie.

Por Klement Çala qëndroi vetëm një muaj në paraburgim, pasi gjykata urdhëroi në datën 2 korrik heqjen e arrestit me burg dhe lirimin e menjëhershëm të tij, duke e konvertuar burgimin me shërbim prove, një nga më të rrallët në gjyqësor ndaj një të shumë kërkuari.

 

/a.meta

Next Post

Arrestohet laçiani, i vodhi nga qafa varësen e floririt vajzës shtatzënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com