• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kërkohet një malazez në Mal të Zi

by A R
02/12/2015 15:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Festat kombëtare, 28 dhe 29 nëntori, këtë vit qëlluan e shtunë dhe e dielë. Për këtë arsye, ato u pasuan nga e hëna dhe e marta si ditë pushimi. Katër ditë rresht me mundësinë për t’u zgjuar kur të duash, për të bërë pak aheng me shoqërinë dhe për të fjetur sipas qejfit, janë  një bekim i ëndërruar për shumicën e shqiptarëve. Edhe për ata që janë në punë private, edhe për ata që janë në punë shteti apo dhe për ata që janë të papunë prej kohësh dhe besojnë se në mos një ditë, një ditë tjetër, qeveria do t’u gjejë punësim në një strukturë shtetërore e publike.

Katër ditë bashkë pushimi u shndërruan në një mundësi të shkëlqyer për argëtim, siç dinë të bëjnë zakonisht bashkatdhetarët që flasin shqip. Dhe kështu u nisën, me kuç e me maç, kush vetëm me fëmijët, kush me vetëm shokët, kush me fëmijë dhe me shokë; u bënë bashkë grupe miqsh të cilët zakonisht nuk kanë mundësi për të shpenzuar shumë dhe ja shkelën gazin në dërrasë drejt gëzimit të prenotuar, drejt parajësës së ëndërruar të dembelëve, të justifikuar në hare dhe të mezipritur në destinacion.

U nisën me makina private dhe autobuzë po privatë të kompanive turistike. Stacioni kryesor? Mali i Zi. Arsyeja? Ishin shumë të tilla. Duke nisur që me ofertat  pabesuesueshmërisht të lira të komplekseve turistike tek fqinji verior, tek lehtësia e arritjes tek to dhe mbi të gjitha, tek ekzistenca e këtyre komplekseve. Të cilat, fatkeqësisht edhe mungojnë në Shqipëri, por edhe kur nuk mungojnë, të masin kokën me pe dhe spango bashkë duke të thithur si fshesë korenti çdo qindarkë në xhep dhe duke derdhur si ujvarë mërzi dhe nervozizëm tek fakiri që vendos të zgjohet fakir e kërkon të ngryset turist në vendin e tij.

Shumica e strukturave turistike malazeze janë të trashëguara nga ish-Jugosllavia komuniste, por shumica dërmuese të tyre është restauruar për turistin pluralist. Kryesisht për qytetarë të Lindjes ish-komuniste. Prej nja 15 vjetësh, edhe shumë shqiptarë mes tyre.

Kishte kaq shumë shqiptarë në Mal të Zi për festat kombëtare të Republikës së Shqipërisë, sa ndesheshe kudo me ta dhe gjetja e një malazezi vërdallë ishte një sport i vështirë. Me statistikat zyrtare, vetëm në datë 28 nëntor dolën nga vendi 4190 mjete dhe për të festuar në Shqipëri nga Kosova hynë 1660 mjete. Vetëm në Mal të Zi kanë kaluar rreth 20 mijë qytetarë shqiptarë. Çka dëshmon një minimum prej dy milion eurosh të fluturuara jashtë. Ky ishte shpenzimi.

Kush udhëtoi në fundjavë për në Mal të Zi, ama, kishte dalë pothuajse me “fitim”; një hotel në breg të detit, me katër yje të vërtetë, me pishinë dimërore dhe SPA të përfshirë në çmim, me mëngjezin dhe darkën gjithashtu të paguar, kushtonte diku tek 200 eurot për dy netë dhe tre ditë. Në këtë çmim, llogariteshin pa para edhe fëmijët deri në 12 vjeç. Kushdo mund të bëjë llogarinë se sa do të kushtonte një fundjavë e tillë në Shqipëri. Pa llogaritur fytyrën zakonisht dhe përgjithësisht të vrerosur të kamarierëve që shërbejnë apo të pronarëve të hotelit apo lokalit ku drekohet që ngjajnë si Herkula që mbajnë klientin në kurriz. Malazezët silleshin “çuditërisht” ndryshe dhe kjo është një gjë që e kanë zbuluar fatkeqësisht shumë e shumë shqiptarë. Secili sillet dhe i qesh klientit sikur ta ketë kushëri të parë, por të paparë prej kohësh. Edhe naftën në pikat e karburantit e shesin lirë: edhe pse e një cilësie më të lartë se ajo që tregtohet në Tiranë, ajo vete në serbator me një çmim prej vetëm 99 cent litri, kurse benzina diku tek një euro e nentë cent.

Shqipëria ka shpallur që prej pluralizmit politik se turizmi do të jetë një nga prioritetet e zhvillimit të vendit. Që atëherë kanë ndryshuar shumë gjëra. Çfarë ishte ngrehinë turistike e trashëguar nga komunizmi nuk është më. Sepse në shumicë ishin ca stalla dërrase e kompesate apo dhoma të frikshme tulle që u bë mirë që nuk janë më. Por bashkë me to, ndodhin dhe hataja: çfarë ishte terren i virgjër buzë detit ka tashmë shumë ngrehina me dhoma të llojit shto një kat sot e një tjetër mot. Ka vende-vende ndërtime të jashtëzakonshme, por që vlejnë pak sepse i ngjajnë rradhëve të studentëve në kohën e diktaturës kur parakolonin të veshur si ushtaraë: sup më sup e ngjitur e ngjitur me njëri-tjetrin në rradhë të shtrënguara.

Ka…, ka…, ka shumëçka, ka dhe maninë për të ngrënë njëherë e mirë si arinjtë në sezonin e shkurtër të verës dhe jo pak nga pak për gjithë vitin. E si rrjedhojë, edhe çmime të frikshme e të papërballueshme. Sepse nuk ka ende, fatkeqësisht, një plan të gjithëpranuar për zhvillimin e turizmit, por ka një emergjencë kombëtare për të shpëtuar dhe përmirësuar me aq sa mundet, çfarë e ka bërë keq dje lakmia, padituria dhe babëzia e shumëkujt! Ka një diell të pandryshueshëm dhe ka edhe shumë xhelozi: xhelozi për atë lumë parash që derdhet për turizëm jashtë Shqipërisë, sepse Shqipëria nuk i mban dot! Por për festat kombëtare të Shqipërisë në Mal të Zi nuk kishte asnjë malazez që të paktën t’i shfryhej në fytyrë xhelozia ballkanase për atë që fqinji i varfër dhe i vogël e ka dhe tjetri jo. Aq më tepër që shpejt do të vazhdojnë të fqinjërojnë nën të njëjtin diell dhe nën të njëjtën çadër sigurie të NATO-s.

Next Post

Denoncohet sërish gjyqtari Stavri Kallço, qytetari: Manipuloi procesin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In