• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkohet burgim i përjetshëm për ish-spiunët jugosllavë të UDB-së

by Aalison Pearse Stevens
27/07/2016 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Prokurorët kërkuan dënim me burgim të përjetshëm për ish-oficerët e shërbimeve sekrete jugosllave, Josip Perkoviç dhe Zdravko Mustaç, në gjyqin për vrasje në Gjykatën e Lartë në Mynih. Të dy burrat, të cilët janë në gjyq që prej tetorit 2014, akuzohen për urdhërim, planifikim dhe organizim të vrasjes së emigrantit kroat Stjepan Djurekoviç në Gjermani në vitin 1983. Prokuroria tha se të akuzuarit meritonin dënim me burgim të përjetshëm, sepse ata morën pjesë në vrasje dhe jo vetëm e nxitën atë.

Prokurori i lartë i shtetit Lienhard Weiss paraqiti prova të detajuar para gjykatës të çelësit të garazhit ku u vra Djurekoviç dhe të strukturës së Shërbimit Shtetëror të Sigurimit, SDB, dhe rolit që Perkoviç dhe Mustaç kishin në të.

Weiss deklaroi se SDB e konsideronte vrasjet e emigrantëve një veprim të ligjshëm, duke theksuar se një numër emigrantësh u vranë nga SDB-ja gjatë viteve. Ai u shpreh gjithashtu se SDB-ja e intensifikoi numrin e vrasjeve jashtë vendit pas vdekjes së presidentit jugosllav Josip Broz Tito në vitin 1980. Kolegu i Weiss, Stefan Weiland, e përshkroi Mustaç si personin lidhës midis SDB-së dhe autoriteteve jugosllave, duke përmendur gjithashtu dëshmitarë që e përshkruan Perkoviçin si një figurë tepër të rëndësishme në luftën e shtetit komunist jugosllav kundër emigrantëve politikë.

Weiland përshkroi marrëdhëniet midis Jugosllavisë dhe shtetit të atëhershëm Gjerman Perëndimor, dhe sesi çështjet brenda SDB-së u caktoheshin personave të ndryshëm, “agjentët e të cilëve ishin në pozitën më të mirë për të vepruar”. Ai pohoi gjithashtu se zyrtarët jugosllavë informoheshin gjithmonë për të gjitha veprimet e mëdha të ndërmarra nga SDB-ja.

“Nuk kishte asnjë veprim të madh jashtë shtetit në të cilin zyrtarë në nivel kombëtar dhe federal jugosllav nuk ishin të përfshirë,” tha ai.

Avokati i Perkoviç, Ante Nobilo, tha se prokuroria kishte shmangur dy fakte tepër të rëndësishme. Njëri ishte se nuk kishte asgjë provë që vrasësit e pritën Djurekoviçin në garazhin ku ai u vra dhe se ish-agjenti i shërbimeve sekrete dhe dëshmitari i gjykatës, Krunoslav Prates, nuk mund ta dinte se kur Djurekoviçi do të ishte në garazh apo ta ndante atë informacion me Perkoviçin.

Sipas aktakuzës, Zdravko Mustaç, kreu i shërbimit të sigurimit të shtetit jugosllav në atë kohë, e urdhëroi Perkoviçin të organizonte vrasjen e Djurekoviçit në vitin 1983. Motivi i dyshuar i vrasjes ishin kritikat e Djurekoviçit ndaj regjimit komunist në Jugosllavi. Si Mustaç ashtu edhe Perkoviç e kanë deklaruar veten të pafajshëm. Pasi mbrojtja të bëjë fjalim e saj mbyllës, gjykata me shumë gjasa do ta japë vendimin javën e ardhshme.BIRN

ma.me

Next Post

Ligji i përfolur për Gjykatën Kushtetuese, BE ultimatum Polonisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Supreme e Rusisë përjashton përgjithmonë nga zgjedhjet partia kundër luftës “Yablako”

Gjykata Supreme e Rusisë përjashton përgjithmonë nga zgjedhjet partia kundër luftës “Yablako”

August 17, 2026
Rrëzohet helikopteri në ishullin grek, tymi dhe flakët mbulojnë zonën e Sifnos! Dyshohet edhe për viktima

Rrëzohet helikopteri në ishullin grek, tymi dhe flakët mbulojnë zonën e Sifnos! Dyshohet edhe për viktima

August 17, 2026
Kontrolle të rrepta ndaj hoteleve pas zjarrit dramatik në Vlorë! Ministri Gonxhja: Siguria e pushuesve është prioritet absolut!

Kontrolle të rrepta ndaj hoteleve pas zjarrit dramatik në Vlorë! Ministri Gonxhja: Siguria e pushuesve është prioritet absolut!

August 17, 2026
Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Trump për të mos i paguar 5.6 milionë dollarë gazetares Jean Carroll, e ngacmoi s*ksualisht!

Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesën e Trump për të mos i paguar 5.6 milionë dollarë gazetares Jean Carroll, e ngacmoi s*ksualisht!

August 17, 2026
U arrestua për ndërtimet pa leje në bregdet, Apeli liron ish-shefin e Komisariatit të Sarandës!

U arrestua për ndërtimet pa leje në bregdet, Apeli liron ish-shefin e Komisariatit të Sarandës!

August 17, 2026
“Faleminderit nga zemra Berat”- Atalanta dedikim special kapitenit kuqezi: Gjimshiti, impenjim dhe lidhje me fanellën!

“Faleminderit nga zemra Berat”- Atalanta dedikim special kapitenit kuqezi: Gjimshiti, impenjim dhe lidhje me fanellën!

August 17, 2026
Eksportet kanë pësuar rënie në katër muajt e parë të 2019

“U rritën me 34 mld lekë në korrik”- Eksportet e mallrave “Made in Albania”, INSTAT: Tregtia me vendet e BE mban peshën kryesore

August 17, 2026
“Po çojnë ujë te mulliri i Ramës”- Përçarja e “revolucionit të flamingove”, Leka: Protesta ka degraduar, u kthye në përplasje mes klaneve! Tani politike, të mbyllet

“Po çojnë ujë te mulliri i Ramës”- Përçarja e “revolucionit të flamingove”, Leka: Protesta ka degraduar, u kthye në përplasje mes klaneve! Tani politike, të mbyllet

August 17, 2026
Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

Zjarr i madh në Fushë-Bulqizë, era favorizon flakët, forcat operacionale nuk depërtojnë dot për shkak të terrenit

August 17, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Pas katër dekadash diplomaci, Erdogan: BE nuk është më prioritet për Turqinë, humbet Evropa!

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com