Një vit burg ka kërkuar Prokuroria për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja. I riu akuzohet për dhunimin e Xhisiela Malokut dhe pse ai ka mohuar akuzat.
Gjykata para ca kohësh ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar për 24-vjeçarin. Rexhep Rraja u arrestua më 30 Shtator, pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa eksponentë të PS për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.
Kjo e fundit vazhdon t’i qëndrojë variantit se nuk është dhunuar nga Rexhepi, por denoncimet për dhunën e ushtruar i kishte bërë në korrik të këtij viti për shkak të xhelozisë.
/a.meta