• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kërkohen 5 vjet burg për ish-kreun e komunës Rrashbull

by Java News
23/09/2015 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Durrësit kërkon dënimin me 5 vite burgim për ish-kryetarin e komunës Rrashbull, Durrës, Hysen Gashi, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës, më shumë se një herë”, gjatë procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës.

Së bashku me ish-kryetarin e komunës, Prokuroria e Durrësit mori të pandehur në hetimin e kësaj çështje edhe 6 zyrtarë të tjerë lokalë, për të cilët tashmë ka përfunduar gjykimi.

Ndërkohë, gjykimi për të pandehurin Gashi vijoi i veçuar dhe në përfundim prokuroria kërkoi që krahas dënimit të tij me 5 vite burgim, t’i hiqet gjithashtu edhe e drejta për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite.

Sipas hetimit të prokurorisë së Durrësit, rezulton se zyrtarët e komunës, të gjithë anëtarë të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Komunës, kanë dhënë leje në të paktën 16 praktika në mënyrë abuzive, duke shpërdoruar detyrën me veprime konkrete dhe me pasoja të rënda për territorin dhe mjedisin.

Next Post

Dekriminalizimi / PD: Shenjat e gishtave, kusht i panegociueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com