• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërkohen 2100 rezervistë në krah të Forcave të Armatosura! Koloneli Pando: Do paguhen si ushtarakë aktivë, marrin gradë

by Java News
30/09/2023 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti shqiptar kërkon 2100 rezervistë të jenë në gatishmëri për t’i shërbyer vendit në situata krize, momente kritike, por edhe për misione të thirrura nga aleatët strategjikë. Koloneli Pando shprehet për Report tv se paqja është shumë larg, duke qenë se lufta po zhvillohet në kufijtë e Evropës.

“Kjo forcë mund të shërbejë bashkë me komponentin aktiv si brenda vendit për emergjencat civile, por edhe në misione që mund të marrim nga NATO- apo dhe BE në zgjidhjen e krizave apo dhe në situata të tjera konflikti. Duhet theksuar që pasja e një komponenti rezervist të përgatitur do të bëjë një lirim të Forcave të Armatosura aktive për t’u fokusuar më shumë në realizimin e misionit të tyre kushtetues. Vetë situata gjeopolitike ka ndryshuar, ajo paqe që pretendonim, situata në Ukrainë nuk ekziston më. Kemi një luftë që po zhvillohet në kufijtë e Evropës”  thotë kolonel Aleksandër Pando.

Krijimi i kësaj strukture është miratuar nga Qeveria në një vendim të vitit 2019, ku krahas 8500 forcave aktive, 2100 rezervistë do të plotësonin të gjithë kuadrin e Forcave të Armatosura.

“Numri 2100 ka dalë në bazë të dokumenteve të tjera strategjikë. Përveç ligjeve kemi strategjinë e sigurisë kombëtare, strategjinë ushtarake dhe rishikimin e mbrojtjes, ku jepet situata gjeopolitike, kërcënimet, rreziqet dhe bëhet një vlerësim për sasinë e forcave që na duhen për përballimin e këtyre situatave. Në bazë të këtyre vlerësimeve ka dalë dhe numri 2100. Ky numër nuk do krijohet menjëherë. Do fillojmë me një strukturë të vogël në nivel kompanie dhe më pas do shkojmë te numri 2100”  vijon kolonel Pando.

Se cilat janë kategoritë që duhet të aplikojnë dhe cilët do të përzgjidhen të parët për kolonelin e Forcave të Armatosura kjo do të jetë gjithmonë në varësi të nevojave.

“Kur diskutojmë për komponentë rezervistë janë dy grupe, ish-ushtarakë në rezervë, target-grupi i parë që do afrojmë sepse e kanë një përvojë ushtarake. Kur diskutojmë për ata që nuk kanë shërbyer, do ndahet në disa kategori, në varësi të trajnimit apo shkollimit që ka. Në bazë të nevojës që kemi nëpër struktura, do bëhet edhe përgatitja e tyre” tregon Pando.

Nje projektligj i hedhur per konsultim publik prej dy javësh përcakton të gjitha kriteret e rekrutimit, procedurat se si do të bëhet, përfitimet dhe detyrimet. Ndërsa e veçanta është se nëse një rezervist do të thirret për shërbim, punëdhënësi i tij është i detyruar t’ia ruajë vendin e punës deri në kthim.

“Rezervisti përfiton të gjitha të drejtat që ka një ushtarak aktiv. Që nga grada, rroga, dhe bonuset e tjera, në rast se do shkojë jashtë vendit me misione do marrë përfitimet që merr dhe një ushtarak aktiv. Ushtari, nën oficeri dhe oficeri në rezervë kur thirren mbajnë të njëjtat grada që kanë pasur, civili merr gradën në varësi të trajnimit që ka bërë, sipas ligjit të gradave në Forcat e Armatosura”  sqaron Pando për Report Tv./m.j

Next Post
Basha: Duhet të mësohet emrat e politikanëve të korruptuar. Të mos ketë asnjë imunitet për deputetët e qeveritarët që hetohen nga SPAK!

Basha: Duhet të mësohet emrat e politikanëve të korruptuar. Të mos ketë asnjë imunitet për deputetët e qeveritarët që hetohen nga SPAK!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

February 12, 2026
Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?

Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?

February 12, 2026
LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

February 12, 2026
Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

“Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë”, Agron Malaj thyen heshtjen: Në 21 Janar, përgjegjës Berisha

February 12, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

February 12, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

February 12, 2026
Njeriu i ulërimave, Sali Berisha

Berisha kërcënon socialistët: 20 shkurti është fundi juaj! Qytetarët do t’ju groposin në Lanë!

February 12, 2026
‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

‘Akuzuan Belind Ballukun….’, të qeshura në Parlament pasi Berisha i harron mbiemrin Këlliçit

February 12, 2026
Katër mësimet që nxjerrim nga dëshmia e Pam Bondit për Epsteinin

Katër mësimet që nxjerrim nga dëshmia e Pam Bondit për Epsteinin

February 12, 2026
Sot protesta e Berishës, Policia me plan masash për garantimin e rendit: Rrugët që bllokohen

Dhuna në protestën e PD, Balla: Prokuroria të aplikojë masat shtesë për uniformën e Policisë

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In