Policia e Shtetit arrestoi në Gjirokastër një 64 vjeçar të shpallur në kërkim për akuzën e vrasjes me dashje.
Në prngat e uniformave blu ra shtetasi Lavdimir Ajçe, i cili është dënuar në mungesë për këtë akuzë me 25 vite burg.
Ajçe fshihej në Lazarat, ku ishte i punësuar si bari, dhe u zbulua nga policia pas sigurimit të disa informacioneve në rrugë operative.