Policia e Lezhës ka vënë në pranga 40-vjeçarin, Elton Gjini, i cili prej kohësh ka qenë në kërkim.
Sipas autoriteteve bëhet me dije se Gjini ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 12 vite burgim për veprën penale “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim.
Nga dënimi i marrë 40-vjeçari ka për të kryer dhe 6 muaj burg.
Ngjarja ka ndodhur me 12.03.2009, ku kanë vjedhur me armë një sasi parash që trasportoheshin nga një bankë në postë.
/a.r