Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar.
Policia e Crotone në shtetin fqinj, ekzekutoi një mandat arresti europian për grabitje në rrethana rënduese ndaj një 36-vjeçari shqiptar.
Shqiptari i arrestuar u dërgua në burgun e Crotone, në pritje të veprimeve ndaj tij.
Lajmi raportohet nga mediat italiane, ndërkohë që identiteti i shqiptarit nuk bëhet me dije.
/a.r