Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një postim në Facebook, ka shpërndarë një mesazh për vajzën e saj, Naltën dhe të gjitha vajzat e tjera.
Ajo i kërkon Naltës që që mos dorëzohet asnjëherë dhe të mos e nënvlerësojë rëndësinë e saj.
Spiropali shprehet se lumturia duhet kërkuar përmes së vërtetës.
Postimi i Elisa Spiropalit:
Urim për Naltën dhe vajzat në ditën e tyre
Nalta,
Duaj, të të duan.
Mos e nënvlerëso rëndësinë tënde.
Mos u afro kurrë me banalitetin, meskinitetin, vogëlsinë.
Kërkoje lumturinë përmes së vërtetës. Kërko thelbin e bukurisë.
Guxo !
Vëzhgo !
Mëso !
Kupto !
Mos e harro kurrë të mirën !
Mos u dorëzo !
/e.d