• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërkimet për minatorët, ambasadorja kineze takim me Peleshin

by A R
07/02/2017 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e Kinës në Tiranë Jiang Yu takoi të hënën zv./kryeministrin shqiptar Niko Peleshi mbi bashkëpunimin dhe koordinimin dypalësh të operacionit të shpëtimit të tre minatorëve të bllokuar në galeritë nëntokësore të minierës së Bulqizës.

Ambasadorja Jiang i falënderoi autoritetet shqiptare për reagimin e shpejtë dhe efikas për zhvillimin e operacionit dhe kërkoi shpejtimin e procesit të shpëtimit me garantimin e sigurisë për stafin e operacionit.

Zv./kryeministri Peleshi u shpreh se Shqipëria i kushton vëmendje të lartë jetës së minatorëve kinezë të bllokuar dhe se përveç dërgimit të grupit të ndihmës në çastin e parë, pala shqiptare do të vazhdojë të koordinojë shpëtimin.

Deri tani, po vazhdon puna intensive e kërkimit, por shpërthimi ka dëmtuar rëndë ventilatorët, ashensorët dhe pajisjet e tjera të hyrjes në galeri, gjë që ka krijuar vështirësi të mëdha për zhvillimin e shpëtimit në galeri ku kushtet gjeologjike janë të ndërlikuara dhe dendësia e hidrogjenit është e lartë.

Qeveria shqiptare ka dërguar dy ekipe shpëtimi. Dy grupe zyrtare pune që kryesohen përkatësisht nga zv./ministri i Industrisë dhe i Energjisë Gëzim Musebeliu dhe përfaqësuesit e ambasadës kineze po ndjekin ecurinë e punës së shpëtimit në vendngjarje. Ndërkohë, dy ndërmarrjet që veprojnë në minierën e Bulqizës po bashkëpunojnë, duke marrë të gjitha masat për të shpëtuar tre minatorët e bllokuar.

Gjatë takimit, ambasadorja shkëmbeu gjithashtu mendime me zv./kryeministrin Peleshi për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe problemet në interes të përbashkët.

Ambasadorja Jiang theksoi se zhvillimi i gjithanshëm i marrëdhënieve kino-shqiptare ka shfaqur prirje të mirë, gjë që duhet të çmohet nga të dyja palët me konsolidimin e pandërprerë të besimit politik dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit.

“Kina dhe Shqipëria duhet të nxisin aktivisht zbatimin e marrëveshjeve të arritura nga liderët e të dy vendeve dhe dokumentet e nënshkruar ndërqeveritarë, duke shfrytëzuar platformat “Një Brez, Një Rrugë”, “16+1″ etj., për të nxitur bashkëpunimin e ndërsjellë në fusha të ndryshme”.

Ambasadorja Jiang theksoi njëkohësisht se meqë Kina dhe Shqipëria kanë bërë progres të dukshëm në bashkëpunimin e projekteve të mëdha, pala kineze shpreson se Tirana do të garantojë interesat e ligjshme të ndërmarrjeve kineze, duke përmirësuar më tej mjedisin e investimeve për të tërhequr më shumë investime dhe duke u sjellë të dy popujve më shumë shanse nga rezultatet e bashkëpunimit.

Ndërsa, z. Peleshi nga ana e tij u shpreh se Shqipëria i kushton vëmendje të lartë zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën dhe çmon situatën tanishme të mirë të bashkëpunimit.

“Pala shqiptare dëshiron të bëjë përpjekje bashkë me palën kineze për të rritur vazhdimisht shkallën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh.”

Sipas tij, Shqipëria dëshiron të forcojë bashkëpunimin me Kinën në fushën infrastrukturore rrugore, energjetike, bujqësore etj., dhe do të krijojë një mjedis të mirë për të lehtësuar investimet kineze. /b.d

Next Post
Prostituta nuk mjaftohet me pagesë, i vjedh 1 milion lek dhe orën 51-vjeçarit

“Free Taxi"/ Skema si funksiononte rrjeti i prostitucionit, cilat ishin rolet brenda bandës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali që shpërtheu sot me arrestime, si nisi në korrik të 2024 eksporti i 2800 tonë mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës! Kush i ktheu sërish në Durrës

Skandali që shpërtheu sot me arrestime, si nisi në korrik të 2024 eksporti i 2800 tonë mbetjeve të Kurum drejt Tajlandës! Kush i ktheu sërish në Durrës

February 3, 2026
Territorialja dhe Zgjedhorja, Spaho: Deputetët që kundërshtuan Berishën shmangën pasoja të rënda për PD-në

Territorialja dhe Zgjedhorja, Spaho: Deputetët që kundërshtuan Berishën shmangën pasoja të rënda për PD-në

February 3, 2026
Dhjetë vjet pas Brexit, BE dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë “rivendosje” të marrëdhënieve

Dhjetë vjet pas Brexit, BE dhe Mbretëria e Bashkuar kërkojnë “rivendosje” të marrëdhënieve

February 3, 2026
Shoferë kujdes! “Rrugorja” po iu vëzhgon, dhjetëra gjoba në Tiranë për 72 orë

Shoferë kujdes! “Rrugorja” po iu vëzhgon, dhjetëra gjoba në Tiranë për 72 orë

February 3, 2026
Merkato e futbollistëve të Kombëtares, 8 lojtarë ndryshuan skuadër në janar

Merkato e futbollistëve të Kombëtares, 8 lojtarë ndryshuan skuadër në janar

February 3, 2026
Si u fshehën mbetjet e rrezikshme brenda 102 kontejnerëve? Detaje nga hetimet e Prokurorisë

Si u fshehën mbetjet e rrezikshme brenda 102 kontejnerëve? Detaje nga hetimet e Prokurorisë

February 3, 2026
‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

‘Skifteri’ nga Laçi bën namin në Britani: Grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent

February 3, 2026
Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

Bllokohet përkohësisht aksi Tuneli i Llogarasë – Dhërmi, shpërthimi me dinamit mbush rrugën me inerte

February 3, 2026
Albin Kurti i vendosur: Unë kryeministër, Vjosa Osmani kryeparlamentare

Zgjedhja e presidentit, Kosova sërish në zgjedhje?

February 3, 2026
Uzina e çelikut drejt mbylljes? Burime: Shumë punëtorëve iu është ndërprerë kontrata e punës

EMRAT / Mbetjet e KURUM, lëshohen 33 masa sigurie, 26 prej tyre arrest me burg

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In