• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkesat për Venezian dhe shmangia e përgjegjësisë

by Plator Nesturi
25/06/2021 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Vendimi për tia deleguar vendimin a interpretimin Komisionit të Venezias për çështjen e zgjedhjeve vendore të 30 korrikut, nuk la shije të mirë në opinion publik në pritshmëritë nga Gjykata Kushtetuese. Pikërisht kur nga gjykatat dhe institucionet e drejtësisë ka një pritshmëri të lartë për një sërë procesesh të hapura apo të rihapura, Gjykata Kushtetuese nuk arriti të prodhojë një vendim, pra për çfarë paguhet dhe vlerësohet, por ia delegon për interpretim një institucioni ndërkombëtar. Nuk ka asgjë të keqe që ti drejtohesh Komisionit të Venezias, dhe kjo praktikë është bërë dhe më parë për raste të tjera. Gjithsesi për çka është vepruar më parë mund të justifiokohet dhe me trysninë politike të dyanshme si dhe me vetë problematikës që krijoi procesi i Vetingut si dhe reforma në tërësi. Tashmë që nga kjo reformë janë formësuar institucionet e reja të drejtësisë, Gjykatat po arrijnë të plotësojnë kuorumet e duhura për funksionimin e tyre e më tej, pritet që e gjithë kjo të japë më shumë efikasitet. Ndaj dhe vendimi për tiu drejtuar Venezias u duk si një shmangie nga Gjykata Kushtetuese për tu përballur me situatat. Dhe ndërkohë para saj ka dhe çështje të tjera shumë të rëndësishme duke nisur që nga ajo për vendimin e parlamentit të shkarkimit të Presidentit.

Ndaj nëse vijohet me këtë rrugë, kur për çdo çështje do ti drejtohet Komisionit të Venezias për interpretim, çdo çështje do të marrë një shtyrje në kohë që nuk dihet se ku do të mbarojë. Është më profesionale që Gjykata të japë vendim sesa delegim të pushtetit të saj. Në këtë rast do të jepte shkas të mendohej se nuk po merret me drejtësi por me politikë. Pasi politikë është edhe të ti shmangesh përgjegjësisë për të vendosur në bazë të kompetencave që të jep ligji. Përpara Gjykatës Kushtetuese ka shumë çështje të cilat janë si të mbarsura nga periudha kur një pjesë e anëtarëve iu kish mbaruar mandati apo ishin subjekt i ligjit të vetingut duke mos e kaluar atë, ashtu dhe nga çështje më të reja që kërkojnë qëndrimine Gjykatës. Nëse tashmë po u kërkohet që të vendosin e të mos fshihen pas kërkesave në Komisionin e Venezias, pasi dhe vetë anëtarët e GjK janë vetë specialistë të fushës, kjo nuk është si trysni për të vendosur sa më shpejt e në dëm të drejtësisë, por të bëjnë drejtësi me efikasitet e të mos kopjojnë politikën që iu shmanget përgjegjësive.

Next Post
Në shtëpinë e familjes që u shua në aksident, flet kushëriri: Punonin në Greqi prej dy vitesh…

Në shtëpinë e familjes që u shua në aksident, flet kushëriri: Punonin në Greqi prej dy vitesh...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In