Vetëm në për muajin tetor plot 4680 shqiptarë kanë kërkuar azil në Gjermani, ndërkohë që në Shtator të këtij viti shifra e atyre shqiptarëve që kërkojnë të ikin është 6741. Këto janë shifrat zyrtare të publikuara nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë, ku duket se Shqipëria vijon ende të mbajë vendin e dytë, pas Sirisë, për numrin e personave që kërkojnë azil.
Krahasuar me vitin 2014 ku në harkun kohor janar- tetor shifra e azil kërkuesve shqiptarë ka qenë rreth 6271, po për të njëjtin interval kjohor, në vitin 2015, rezulton që azil kanë kërkuar 49 692 shqiptarë.