• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kërkesat e tyre janë edhe të PD-së”, Berisha del në krah të protestuesve që kërkojnë edhe arrestimin e tij

by E B
05/07/2026 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse protestuesit që mblidhen çdo mbrëmje para Kryeministrisë kërkojnë jo vetëm largimin e Edi Ramës, por bëjnë edhe thirrje “Berisha në burg”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD do të qëndrojë fuqishëm në mbështetje të protestës dhe kërkesave të tyre, të cilat i cilësoi edhe si kërkesa të Partisë Demokratike.

Duke komentuar protestën e 4 korrikut ku ndër të tjera u soll edhe një arkivol për të simbolizuar ‘fundin politik’ të kryeministrit, Berisha tha se e konsideron atë një ripërsëritje të 20 shkurtit të vittit 1991 kur u përmbys shtatorja e Enver Hoxhës, duke injoruar ngjashmërinë me aktet e shtatorit të vitit 1998 kur arkivoli i Azem Hajdarit u soll para kryeministrisë.

Berisha i bën thirrje Ramës të dorëhiqet dhe të plotësojë kërkesat e shpalosura nga protestuesit dhe PD duke nënvizuar se fuqia e popullit do të jetë shkatërrimtare për kreun e mazhorancës

“Mbrëmë qindra mijëra shqiptarë, të mbledhur nga të katër anët e Shqipërisë dhe mbarë bota, ripërsëritën sipas njerëzve të agjencive më prestigjioze të lajmeve në botë, 20 shkurtin e vitit 1991. Ditën në të cilën shqiptarët përmbysën dhe zvarritën shtatoren e Enver Hoxhës dhe së bashku me të përmbysën kultin më të keq në të gjithë historinë e tyre. Mbrëmë, qindra mijëra protestues përmbysën, para zyrave të tij, shtatoren e narkodiktatorit Edi Rama dhe i organizuan, me simbolizma, funeralin e tij politik. Sot në vend të dorëheqjes, Edi Rama urdhëroi përsëri, të provojë apo të reklamojë suksese dhe të anatemojë protestën e qytetarëve. Ai foli për një korrje të zezë dhe ujërat që rrjedhin ndër të. Në të vërtetë mbrëmë në Tiranë ishte deti i ujërave të pastërta të popullit shqiptar që kërkon largimin e kreut të meduzës dhe qeverisë së tij kriminale, organizatës kriminale. Ndaj dhe një herë, kërkoj në emër të Partisë Demokratike, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës dhe plotësimin e pesë kërkesave të protestuesve, të cilat janë kërkesa njëkohësisht të Partisë Demokratike. Duke shprehur mirënjohje për ata qindra mijëra shqiptarë që protestuan dje në mënyrën më të fuqishme, më madhështore, garantoj se Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në mbështetje të protestës dhe kërkesave të tyre. Sikundër denoncoj me forcën më të madhe qëndrimin indiferent, kërcënues, fyes të Edi Ramës dhe sejmenëve të tij. Dhe paralajmëroj Edi Ramën edhe një herë, i cili para tre ditësh me krenari u shpreh se kishte monopolin absolut të dhunës: Liro menjëherë të arrestuarit dhe hiq dorë nga dhuna. Mos harro, se në përballje me popullin, fuqia nukleare i takon popullit dhe ajo është shkatërrimtare për ty dhe regjimin tënd”.

Next Post
Divjakë/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, disa të lënduar

Divjakë/ Përplasen kokë më kokë dy automjete, disa të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE paralajmëron: Mbyllja e ngushticës së Hormuzit do i dëmtonte të gjithë

“Ky është terror i planifikuar”- Kaja Kallas dënon Rusinë për sulmin me 16 të vrarë në Ukrainë: Sanksione më të forta!

August 22, 2026
“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

TikTok humb betejën ligjore, arrin marrëveshje me qeverinë e SHBA për të paguar 400 mln dollarë, shkeli privatësinë e fëmijëve!

August 22, 2026
Policia greke publikon identitetin e fotot e 19 të arrestuarve për vjedhje, 17 prej tyre shqiptarë (EMRAT+FOTO)

Në arrati dhe i dënuar për mashtrim, shqiptari kapet pas 12 vitesh i fshehur në Greqi, pritet të ekstradohet!

August 22, 2026
Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Kriza politike në Kosovë e pazgjidhur, PDK dhe AAK kërkojnë thirrjen urgjente të seancës konstituive, sot përsëri në Kuvend

August 22, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

August 22, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

“SHBA kontroll të plotë në Hormuz”- Trump mesazh Iranit: Ata nuk janë gati që të bëjnë marrëveshjen e duhur!

August 22, 2026
Situatë kritike me zjarret në Pukë, flakët përparojnë drejt zonave të banuara, ndërhyrje nga ajri! Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra në 24 orë, 6 ende aktive

Situatë kritike me zjarret në Pukë, flakët përparojnë drejt zonave të banuara, ndërhyrje nga ajri! Ministria e Mbrojtjes: 32 vatra në 24 orë, 6 ende aktive

August 22, 2026
Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Tirana dhe Fieri do kenë temperaturat më të larta! Moti për ditën e sotme, priten kthjellime dhe vranësira

August 22, 2026
VIDEO/ Kristiano Ronaldo mbaron ‘muajin e mjaltit’, rikthehet me gol te Al Nasr, synim arritja e 1000 rrjetave!

VIDEO/ Kristiano Ronaldo mbaron ‘muajin e mjaltit’, rikthehet me gol te Al Nasr, synim arritja e 1000 rrjetave!

August 22, 2026
DETAJE / Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Fakulteti i Mjekësisë publikon listat paraprake të studentëve fitues, ja kur nisin regjistrimet dhe si të bëhet ankimimi!

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com