• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kërkesat e pakicës së pakicës nuk janë urgjente”, Gogu: Kuvendi e ushtroi kontrollin! Për inceneratorët tani flet drejtësia

by A R
18/07/2023 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi Konferenca e Kryetarëve i rrëzoi kërkesat e PD për interpelancë dhe për mocion me debat urgjente me Kryeministrin Edi Rama për inceneratorët, nënkryetari i grupit parlamentar të PS Toni Gogu thotë se këto çështje nuk janë urgjente.

Në një deklaratë për mediat, Gogu u shpreh se për çështjen e inceneratorëve, Kuvendi e ka ushtruar detyrën e vet kur bëri komisionet hetimore parlamentare dhe kur aprovoi kërkesën e SPAK për Arben Ahmetajn së fundmi.

“Kryetarja e Kuvendit e nxitur nga një kërkesë e pakicës së pakicës për një mocion me debat ku ishte shtuar dhe fjala urgjente gjë që rregullorja nuk njeh mocion me debat urgjent, megjithatë kryetarja e thirri Konferencën e Kryetarëve dhe i kërkoi mendim që ta bashkonte dhe me një kërkesë tjetër për interpelancë po urgjente, që kërkonin që neve të mblidheshim në seancën e ardhshme për çështjen e inceneratorëve. Nuk dhamë pëlqimin tonë që këto çështje urgjente duhet të hyjnë në seancën e menjëhershme. Në sesionin që do mblidhet kuvendi ditën e enjtet do të vendosë Kuvendi, vendos vetëm Kuvendi nëse do përfshihen në rendin e ditës ose jo.

Besojmë fort që në rolin kushtetues Kuvendi e ka ushtruar kontrollin e vetë parlamentar, tani është momenti i drejtësisë. Çdo veprim tjetër këto urgjencat janë patjetër pensionet, studentët, patjetër mjekësia, dhe ne vendosëm që në seancën e ardhshme të Parlamentit, Kuvendi të vendosë se si të procedojë në atë seancë”.

Çështjen e inceneratorëve, theksoi Gogu, tashmë po e heton drejtësia dhe sipas tij kërkesa e opozitës për interpelancë dhe mocion urgjent nuk ka përmbajtje.

“Urgjenca u çmua kur ishte urgjente. Sot pas 3 vjetësh ajo nuk është më një çështje urgjente e cila duhet të përfshihet në seancën pasardhëse. Ato janë çështje që tashmë po i heton drejtësia. Përmbajtja që ajo kërkesë ka nuk ka brenda asnjë urgjencë të cilën Kuvendi nuk e ka ushtruar në momentin kur ishte urgjencë. Ne nuk mendojmë që ato janë çështje urgjente për shkak se nuk kanë përmbajtje. Të bësh debat dhe të flasësh kur drejtësia e ka marrë çështjen në dorë, kam përshtypjen që do t’i prishësh punë asaj”, theksoi deputeti i PS Toni Gogu.

/a.r

Next Post
Humb jetën 53-vjeçari shqiptar në Greqi, ra nga skela gjatë punës

Tragjike në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar, plagoset i vëllai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

September 22, 2026
Dy gjysmat e PD me dy drafte/ Zbulohet formula e demokratëve për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

Nga Elbasani në Delvinë, 15 bashki nisin regjistrimin e pasurive, çelet tenderi 3.5 mln euro

September 22, 2026
VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

VIDEO / Zjarri përfshin pallatin në Lushnjë, banorët zbresin me nxitim për të ‘shpëtuar’ makinat

September 22, 2026
Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

Trump kërkon potasin e Bjellorusisë, marrëveshja që mund të trazojë tregun dhe aleatët

September 22, 2026
Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, sekuestrohet hoteli luksoz në Ksamil

Ndërtim pa leje dhe shpërdorim detyre, sekuestrohet hoteli luksoz në Ksamil

September 22, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Përplasja për pagat e magjistratëve, Leka: Shumica e njerëzve janë me Ramën, jo me sistemin e drejtësisë

September 22, 2026
Ministri i jashtëm kinez Wang Yi, bisedë telefonike me homologun gjerman ,Johann Wadephul

Ministri i jashtëm kinez Wang Yi, bisedë telefonike me homologun gjerman ,Johann Wadephul

September 22, 2026
Trump “në fazën e vendimit”, Irani paralajmëron luftë afatgjatë (Panorama e plotë e krizës)

Trump “në fazën e vendimit”, Irani paralajmëron luftë afatgjatë (Panorama e plotë e krizës)

September 22, 2026
“Reagimi për vendimin e Hagës, dështim i politikës’

“Reagimi për vendimin e Hagës, dështim i politikës’

September 22, 2026
Aksident në Don Bosko, makina përplas motorin, ndërron jetë 64-vjeçari

Aksident në Don Bosko, makina përplas motorin, ndërron jetë 64-vjeçari

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com