• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kërkesat e opozitës janë absurde”/ Gjiknuri: Teknologjinë në zgjedhje e financon qeveria, jo BE. Kemi një plan B nëse…

by Java News
04/06/2020 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i maxhorancës në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se opozita ka shtruar në tryezë disa kërkesa, që janë absurde.

Gjiknuri theksoi se është në të mirën e opozitës së bashkuar, që Reforma Zgjedhore të mund të mbyllet.

Aristir Lumezi: Kemi pasur raste kur komisionerët janë mbrojtur nga avokatë të partive politike.

Damian Gjiknuri: Nuk ka njeri sot që për hir të vendit të punës bën krim elektoral. Në qytet nuk ndodh asgjë, se nuk ka probleme të votimeve në grup, por në fshat. Në 2009, nëse e majta do të ishte bashkë, do të kishim fituar. Kundërshtimet e rezultateve kanë qenë në tërësi politike. Në fund të fundit, rotacionet në Shqipëri kanë ndodhur. Askush nuk e mendonte se Berisha do të ishte në pushtet më 2005. Frika e opozitës është si për një gogol. I bëj thirrje opozitës që është në të mirë të tyre që procesi të mbyllet.

Opozita ka edhe kërkesa absurde. Nga njëra anë ka kërkesa që nuk janë në përputhje me rekomandimet e ODIHR, kurse nga ana tjetër nuk pranon depolitizimin e administratës, që e kërkon ODIHR-i. Nuk ka proces absolut të mirë, ama ndryshimi i rezultatit rrallë ndodh. Vetëm në zgjedhjet e Tiranës ndodhi që kishte debat. Ishte i vetmi rast ishte ky, ku votimi ishte i futur nën kthetrat e institucioneve tona.

Gjiknuri deklaroi se për implementimin e identifikimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme financimi do të bëhej nga qeveria shqiptare dhe jo nga Bashkimi Europian.

Në rast se kjo teknologji nuk do të funksionojë, sipas tij gjithçka do kthehet tek një plan B.

“Nuk përmbyset asgjë. Procesi vazhdon normalisht, vazhdon manualisht. Nëse nuk funksionon teknologjia ka gjithmonë ka një plan B. Ne do bëjmë çmos që ta financojmë në kohë, të bëjmë edhe procedura të përshpejtuara tenderimi. Mendoj që edhe mund të implementohet por nëse vonohet votimi i ligjit…pra të mos përdoren taktika politike.. Procesi i identifikimit biometrik do të financohet nga qeveria e Shqipërisë dhe jo nga Bashkimi Europian”,- tha ai.

I pyetur për pikën që mazhoranca ia refuzon opozitës, Gjiknuri u shpreh: “Opozita nuk mund të ketë dhe depolitizim dhe politizim. S’mund të ketë proces politik dhe t’i quajmë të depolitizuar. Është standard i ODIHR”,-vijoi ai.

g.kosovari

 

Next Post
“Forcat politike në Kosovë duhet të kalojnë ngërçin”/ Minxhozi: Të unifikohen për të arritur një marrëveshje me Serbinë

"Forcat politike në Kosovë duhet të kalojnë ngërçin"/ Minxhozi: Të unifikohen për të arritur një marrëveshje me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Bulqizë, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident i rëndë në Shkodër, një i vdekur nga përplasja e dy makinave! Humb jetën i moshuari, në timon shtetasi francez

September 30, 2026
Video intime të personazheve VIP po qarkullojnë në rrjetet sociale, Policia e Tiranës njofton nisjen e verifikimeve!

Skandali me publikimin e videove seksuale: Personazhe të njohur të shantazhuar me pamje private! Asnjë reagim nga Policia dhe Prokuroria

September 30, 2026
“Ndaloni shpërndarjen!”- Publikimi masiv i videove intime të personave publikë në rrjetet sociale, reagon Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

“Ndaloni shpërndarjen!”- Publikimi masiv i videove intime të personave publikë në rrjetet sociale, reagon Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

September 30, 2026
Von der Leyen për hetimet dhe SHISH: Prova se sistemi funksionon! Rama: Përgjegjësia politike, avaz i vjetër! Reformat nuk ndalen

Von der Leyen për hetimet dhe SHISH: Prova se sistemi funksionon! Rama: Përgjegjësia politike, avaz i vjetër! Reformat nuk ndalen

September 30, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

Presidentja e KE, Von der Leyen: Shqipëria ka përmbushur mbi 80% të hapave të Planit të Rritjes, të vijojë reformat!

September 30, 2026
“Nuk ka shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë”- Rama për dosjen e SHISH dhe hetimet ndaj Vlora Hysenit: Prokuroria dhe gjykata të bëjnë punën e tyre

“Nuk ka shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë”- Rama për dosjen e SHISH dhe hetimet ndaj Vlora Hysenit: Prokuroria dhe gjykata të bëjnë punën e tyre

September 30, 2026
Presidentja e KE, Von der Leyen: Ja çfarë i thashë Ramës pas tërmetit të vitit 2019! Procesi i integrimit nuk është i ngadaltë

Presidentja e KE, Von der Leyen: Ja çfarë i thashë Ramës pas tërmetit të vitit 2019! Procesi i integrimit nuk është i ngadaltë

September 30, 2026
“Udhërrëfyes për vendet që kanë bërë përparim”- Von der Leyen: Shqipëria ka ecuri fantastike në proces! Vijoni me reformat dhe dialogun politik

“Udhërrëfyes për vendet që kanë bërë përparim”- Von der Leyen: Shqipëria ka ecuri fantastike në proces! Vijoni me reformat dhe dialogun politik

September 30, 2026
“Sistemi po lufton korrupsionin”- Rama në konferencën me Von der Leyen: Të vendosur për integrimin në BE! Presidenten e informova edhe për projektin e Zvërnecit

“Sistemi po lufton korrupsionin”- Rama në konferencën me Von der Leyen: Të vendosur për integrimin në BE! Presidenten e informova edhe për projektin e Zvërnecit

September 30, 2026
Presidentja e Komisionit Evropian zbarkon në Shqipëri për turin Ballkanik, Von der Leyen pritet me ceremoni zyrtare nga Rama! Në fokus integrimi në BE

“Rama po punon fort për ta bërë ëndrrën realitet!”- Von der Leyen pas vizitës në Shqipëri, reagimi: Fokusi te reformat, nga drejtësia te…

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com