• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkesa për politikën e operatorëve turistikë: Mbajini zgjedhjet në tetor

by Java News
10/10/2016 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një propozim i veçantë vjen nga Shoqata e tur-operatorëve dhe agjencive turistike në një letër drejtuar Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.

Ata kërkojnë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mos mbahen në muajt e verës.

Shoqata e agjencive turistike në kërkesën e saj argumenton se nëse zgjedhjet e ardhshme mbahen gjatë sezonit turistik, do të ndikojnë negativisht në turizëm. Shoqata ngre si shqetësim klimën e tensionuar politike që prodhojnë proceset zgjedhore, çka sjell edhe largimin e turistëve të huaj.

Për shkak të efekteve negative kreu i kësaj shoqate, Kliton Gërxhani, rekomandon mbajtjen e zgjedhjeve në muajin tetor.

 “Duke qenë se aktiviteti turistik në Shqipëri është i përqendruar kryesisht gjatë muajve të verës, mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, apo edhe atyre lokale, në periudhën e kulmit të sezonit turistik jep një ndikim të madh negativ në sektorin e turizmit në veçanti dhe në ekonominë e vendit në tërësi.

Paralelisht me këtë problem, angazhimi i qytetarëve në fushatën zgjedhore, por jo vetëm, edhe gjatë periudhës post-zgjedhore krijon një ngërç në këtë aktivitet. Nga ana tjetër, përvoja ka treguar se çdo vit zgjedhor nuk kalon pa një klimë të tensionuar politike.

Ky është një tjetër fakt që pengon thithjen e turistëve të huaj, të cilët duan të vizitojnë Shqipërinë. Duke e konsideruar turizmin si një sektor të rëndësishëm me impakt thelbësor në ekonominë e vendit, ne si biznese jemi të ndjeshëm ndaj çdo zhvillimi që ndikon në fushën ku operojmë”, thuhet në letrën e operatorëve turistikë dërguar krerëve të lartë të shtetit, raporton express. Në këto kushte, biznesi rekomandon që zgjedhjet të mbahen në muajin tetor.

“Propozimi ynë është që ato të mbahen në muajin tetor 2017, si periudha që do të jepte më pak ndikim negativ në turizëm, e për rrjedhojë në ekonomi”, përfundon kërkesën e tij biznesi i turizmit.

Next Post
Schwarzenegger kundër Trump: Jam republikan, por nuk e votoj

Schwarzenegger kundër Trump: Jam republikan, por nuk e votoj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse SHBA-të hezitojnë të godasin Iranin dhe cili është roli i Kinës?

Pse SHBA-të hezitojnë të godasin Iranin dhe cili është roli i Kinës?

January 30, 2026
“Fermerët të krijojnë kompani të përbashkëta”, Rama: 250 mln euro në dispozicion për bujqësinë

“Fermerët të krijojnë kompani të përbashkëta”, Rama: 250 mln euro në dispozicion për bujqësinë

January 30, 2026
“S’vjen llokum nga shteti”, Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

“S’vjen llokum nga shteti”, Rama ‘kritik’ me fermerët: Na duhen ndërmarrje përpunimi!

January 30, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Të djathtet shqiptarë të zhytur në luftë klasash

January 30, 2026
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë është i ulët

OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë është i ulët

January 30, 2026
Shqiptari punonte si oficer i emigracionit, por ishte vetë emigrant i paligjshëm

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit, por ishte vetë emigrant i paligjshëm

January 30, 2026
Schieder-gazetarëve: Mos më pyesni për çdo gjë që thotë Berisha, do më duhet të dal nga roli im institucional

Schieder-gazetarëve: Mos më pyesni për çdo gjë që thotë Berisha, do më duhet të dal nga roli im institucional

January 30, 2026
Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej të sulmonim Iranin

Pentagoni është gati për luftë, Trump: Do të ishte mirë nëse nuk do të na duhej të sulmonim Iranin

January 30, 2026
“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike!

January 30, 2026
Qeveri teknike? Schieder apel PD-së: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

Qeveri teknike? Schieder apel PD-së: S’ka nevojë për molotovë. Shqipëria ka bërë hapa madhorë në negociata

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In