• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkesa për marrjen e pensionit jo më te ISSH-ja, por te Bashkitë

by Aalison Pearse Stevens
16/09/2016 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Qeveria vendos të ndryshojë vendin ku do të bëhet dorëzimi i kërkesës për pension dhe dokumentave të tjera. Do të jenë zyra që do të ngrihen pranë bashkive, ato që do të pranojnë dokumentat. Kjo do të thotë se kërkesa për marrjen e pensionin nuk do të bëhet më pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. “Kërkesat, së bashku me dokumentet e përcaktuara në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, paraqiten dhe administrohen në sportelet e shërbimit, në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit”, – thuhet në projektligjin e qeverisë, që tashmë është dorëzuar në Kuvend. Në këtë mënyrë, qeveria vendos që ti kalojë të tjera kompentenca bashkigve, duke i deleguar të drejtën për të marrë kërkesat dhe dokumentat për pension.
PËRMBAJTJA E PROJEKTLIGJIT
“Ky projektligj është ndarë në dy pjesë kryesore: Në nenin 1, të projektligjit parashikohet ndryshimi i paragrafit 2, të nenit 84, me përmbajtjen si vijon: “Kërkesat, së bashku me dokumentet e përcaktuara në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, paraqiten dhe administrohen në sportelet e shërbimit, në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel.
Në nenin 2 të projektligjit parashikohet ky ndryshim: – Pas fjalisë së parë të nenit 86, paragrafi 1, shtohet fjalia me këtë përmbajtje: – “Ankimi në këto raste depozitohet pranë sporteleve të shërbimit në përputhje me legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel”, – thuhet në relacionin e qeverisë.

ADMINISTRIMI
“Marrja nën administrim e sporteleve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore shoqërohet me shpenzime, të cilat janë rezultat i pagave të punonjësve, të cilët do të transferojnë kontratën e tyre të punës nga ISSH-ja tek ADISA, shpenzimeve të mirëmbajtjes, kancelari dhe pajisje të nevojshme për zyrat. Trajtimi financiar, marrëdhëniet e punës dhe shpërblimi për këta punonjës, do të rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Për vitin 2016, ofrimi i shërbimeve publike në këto sportele do të financohet nga transfertat buxhetore të institucioneve të sipërcituara tek ADISA, dhe nuk do ketë kosto shtesë për buxhetin e shtetit”, – thheksohet në relacionin e qeverisë.

DOKUMENTAT
Fotokopje e Kartës së identitetit, certifikatë familjare, certifikatë martese (e detyrueshme vetëm për femrat), librezë pune, librezë kontributesh, vërtetim për periudhën e Shërbimit të Detyrueshëm Ushtarak dhe diploma e shkollës së lartë (e detyrueshme vetëm për femrat).Në rastet kur mungon libreza e punës duhet të dorëzohet një deklaratë për vitet e punës si dhe vërtetim nga Qendra e punës për periudhat e punës. Gjithashtu duhet të dorëzohet vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut që nga viti 1994 deri në momentin e lënies së punës, Vërtetim i pagesës së papunësisë (asistencë), Vendim gjykate për njohje vjetërsie në punë, Mandat-pagesat për derdhjen e kontributeve dhe vërtetim për Pagesën kalimtare (si ushtarak).
Për përfitimin e llojeve të tjera të pensionit duhen dorëzuar edhe dokumentacionet shtesë.

Si ndryshon ligji për Sigurimet Shoqërore

ISHTE
Neni 84
Kërkesa
1. Personi i siguruar ka të drejtë të kërkojë përfitime sa herë që mendon se i plotëson kushtet për përfitimin e tyre.
2. Kërkesat bëhen në agjencitë lokale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore ku ndodhet: a) vendi i punës për personat e punësuar; b) vendi i banimit për gjithë personat e tjerë.

BËHET
Neni 84
Kërkesa
1.Personi i siguruar ka të drejtë të kërkojë përfitime sa herë që mendon se i plotëson kushtet për përfitimin e tyre.
2. Kërkesat, së bashku me dokumentet e përcaktuara në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, paraqiten dhe administrohen në sportelet e shërbimit, në ato bashki ku ndodhet vendbanimi i përhershëm i personit, sipas procedurave të parashikuara në legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel.

Neni 86
Ankimimi
Ankimi kundër vendimeve të përfitimeve bëhet në komisionin e ankimit pranë drejtorive rajonale të sigurimeve shoqërore.

Neni 86
Ankimimi
Ankimi kundër vendimeve të përfitimeve bëhet në komisionin e ankimit pranë drejtorive rajonale të sigurimeve shoqërore. Ankimi, në këto raste, depozitohet pranë sporteleve të shërbimit, në përputhje me legjislacionin që rregullon mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel.

ma.me

Next Post
Babai që përdhunoi vajzën 15 vjeçe, gruaja: Për mua ka vdekur

Babai që përdhunoi vajzën 15 vjeçe, gruaja: Për mua ka vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In