• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kërkesa për dialog/ Kurti u vë kushte ndërkombëtarëve: Dua sanksione për Serbinë dhe siguri për Kosovën

by Java News
07/10/2023 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se pret nga Brukseli të emërtojë dhe dënojë çdo shkelje që Serbia ka bërë, duke u bazuar në traktatin që Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord në shkurt të këtij viti në mënyrë që të kthehet rruga e zbatimit të njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti gjatë një interviste për Sky News, është pyetur për situatën pas sulmit të 24 shtatorit nga terroristët serbë në veri të vendit, si dhe dialogun në Bruksel, ku ka thënë se nuk pas asaj që ndodhi në veri, asgjë nuk është si më parë.

“Ne nuk mund të kthehemi si zakonisht. Pas 24 shtatorit asgjë nuk është si më parë, dhe në këtë situatë ka kontribuar edhe toleranca ndaj shkeljeve të traktatit bazë që kemi rënë dakord me Serbinë në shkurt të këtij viti. Brukseli është një arbitër, i cili duhet të reagojë sa herë ka një shkelje, shkelje të marrëveshjes. Neni 3 i traktatit bazë thotë se palët duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me mjete paqësore dhe të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i dhunës. Pres që Brukseli të emërtojë dhe dënojë çdo shkelje të traktatit tonë bazë, në këtë mënyrë ne të mund të kthehemi në rrugën e zbatimit të njohjes reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe të mundësojmë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë demokratike evropiane”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për sigurimin e kufijve nga KFOR dhe Policia e Kosovës.

“Duhet të kemi siguri për Kosovën, dhe sanksione për Serbinë. Siguria do të thotë, para së gjithash, siguria e kufirit tonë, që është mjaft e gjatë kur bëhet fjalë për fqinjin tonë verior serb [pra ju doni më shumë paqeruajtës këtu], më shumë paqeruajtës, të cilët do të patrullojnë së bashku me policinë tonë përgjatë kufirit të gjatë në rajonet malore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky është numri një, ne kemi nevojë për dënim për Serbinë, ata do të përsërisin krimet e tyre, nëse nuk ka dënim nga BE, NATO, SHBA, Britania e Madhe… Dhe çfarë tjetër na duhet është që këto organizata terroriste që ne i shpallim kështu tre muaj më parë, “brigada e veriut” dhe “mbrojtja civile”, duhet të shpallen terroriste edhe nga miqtë, aleatët dhe partnerët tanë”, tha ai, derisa shtoi se përreth kufirit të Kosovës janë 48 baza operative, 28 ushtarake, 20 janë xhandarmeri, që janë si patkua rreth vendit tonë të cilat duhet të hiqen prej andej.

Ai ka shktuar se tani është koha për të filluar një kapitull të ri, ku perëndimi demokratik do t’i thotë Serbisë se ky lloj i veprimeve të librit të Putinit në Kosovë duhet të ndërpritet njëherë e përgjithmonë./m.j

Next Post
Skeda/ Vdekja e 3-vjeçarit nga shkaqe të panjohura më parë. Kamerat në klinikë të fikura, çfarë thotë mjeku

Skeda/ Vdekja e 3-vjeçarit nga shkaqe të panjohura më parë. Kamerat në klinikë të fikura, çfarë thotë mjeku

Comments 1

  1. Armand Babi says:
    2 years ago

    Amerika ka bere aleance me Serbine prandaj nuk i ve sanksione Serbise.Amerika i ka dhene Serbise 450 blinda ushtarake dhe me ato mjete u trajnuan teroristet.ky eshte 1 rast i mire qe Shqiperia te prishi maredheniet ne Ameriken sepse ne nuk fitojme asgje nga Amerika,Shqiperia eshte 30 vjet aleat me Ameriken dhe nuk ka asnje aeroplan asnje tank cfare aleance koti eshte kjo,e ka katandisur Amerika Shqiperine pa ushtri pa fabrika pa bujqesi na ka bere vetem emigrant puntore te thjesht skllever.pse vazhdon akoma Shqiperia dhe eshte aleate me Ameriken.kur Shqiperia ishte aleate me Kinen kishte 250 aeroplan 1200 tanke 800 topa 500 raketa tok ajer arme kimike dhe fabrika ,kurse me Ameriken skemi asgje

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In