• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkesa e Rithemelimit, Spiropali: Mocionet me debat nuk mund te jenë manuale denigrimi e shpifje

by Java News
15/04/2024 17:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me  Parlamentin, Elisa Spiropali, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është shprehur se “mocionet me debat nuk mund te jenë manuale denigrimi, cenimi të personalitetit apo shpifjeve”, duke shtuar se diçka e tillë ndodh prej 33 vitesh.

“E di që është bërë zakon dhe vijimisht përdoren jo vetëm familjarët, por kushdo I lidhur me një politikan të kësaj shumice apo kësaj qeverie për t’u bërë mish për top i diskutimit të përditshëm, dhe kjo nuk ndodh sot, por ndodh këtu e 33 vjet, që kur ai që është në ballkon, ishte në krye.”

Në fjalën e saj Spiropali gjithashtu tha se Rregullorja i kërkon kryetares së Kuvendit mos t’i zhvillojë mocione te tilla qesharake.

“E para dhe mbi të gjitha, ky rend dite siç ka ardhur në Konferencë të Kryetarëve, nuk kalon për ne. Për t’i hyrë pak më në thelb, ne anashkalojmë një nen të rregullores që thotë se Kryetari I Kuvendit ka të drejtë te refuzojë interpelnca, mocione e kërkesa kur janë formuluar me fjalor të pahijshëm, paraqisni çështje që nuk janë përgjegjësi e Këshillit të Ministrave, cenojnë nderin, jetën private dhe personalitetin e një individi, etj.”- tha ministrja.

Ndër të tjera ajo ju përgjigj akuzave të deputetëve të cilët e cilësuan Shqipërinë si narkoshtet, duke thënë se kjo gjë ndodh vetëm në ëndrrat e tyre.

“Shqipëria nuk është një narkoshtet, por është një vend që ka çelur negociatat me Bashkimin Europian. Është një vend që ka bërë përparime në 33 kapituj duke plotësuar kriteret. Është një vend që sot mirëpret mbi 10 milion turist dhe situata e sigurisë është ajo që thonë shifrat, jo ajo që thoni ju. Partnerët tanë nuk na quajnë një narkoshtet, përkundrazi, na quajnë një vend të sigurt. Narkoshtet është vetëm në makthet e atij në ballkon- tha ministrja.

Spiropali tha ndër të tjera se mazhoranca nuk i komenton vendimet e gjykatave, ndryshe nga opozita që sulmon Gjykata e Prokurorë sa here që ka një çështje kundra tyre.

“Kjo gjuhë e kthen edhe Parlamentin në një kazan të një diskutimi i cili nuk synon të vërtetën, nuk synon të gjejë zgjidhje, nuk synon as alternativa më të mira, por synon vetëm të denigrojë kundërshtarët, familjarët e tij apo të saj me ç’të mundet dhe në çdo kohë. Edhe pse disa persona e kanë marrë dënimin e tyre, ju prapë doni t’i bëni gjyq publik. Ne nuk komentojmë vendime gjykatash. Ndërkohë që ju, sa herë Gjykata jep një vendim kundër jush, dilni dhe i sulmoni gjykatat.” – tha Spiropali/m.j

Next Post
Shkatërrohet grupi shqiptar i kontrabandës së parave: Qindra mijëra paund të sekuestruara që niseshin nga Anglia për në Shqipëri

Shkatërrohet grupi shqiptar i kontrabandës së parave: Qindra mijëra paund të sekuestruara që niseshin nga Anglia për në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkesa e Belerit për ngritjen e gjimnazit në gjuhën greke, ja si përgjigjet Vangjel Tavo

Ndërtimi pa leje në Porto Palermo, shkrihet IMT. Tavo: Kontrollin e territorit do e marrë IKMT-ja

August 10, 2026
Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas, urdhri u dha nga Suel Çela! Kush është snajperisti që tentoi ta eliminojë

Donte të merrte pjesë në varrimin e të ëmës, ‘Burgjet’ refuzojnë kërkesën e Çapjas! Policia nuk garanton dot sigurinë

August 10, 2026
Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

Sherri në burgun e Ferit, kjo është thika e improvizuar që u përdor nga të burgosurit

August 10, 2026
Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

Analiza/ Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

August 10, 2026
Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

Merr fund beteja me flakët, nuk ka më vatra aktive zjarri në Drënie dhe Vlosh

August 10, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

“Inflacioni në korrik 3,4%”, INSTAT: Barra më e madhe në xhepat e qytetarëve vjen nga ushqimet dhe transporti

August 10, 2026
Fundjavë e nxehtë me temperatura të larta! Si pritet të jetë moti për këtë të shtunë

Javë me temperatura ekstreme! E mërkura dita më e nxehtë, termometri ngjitet në 42 gradë celsius

August 10, 2026
“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Kapitujt 16 dhe 29 / Gati 20 projektligje dhe 50 sisteme transmetimi të dhënash

August 10, 2026
Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për punë, kryesojnë Filipinet, India dhe Egjipti

August 10, 2026
Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

Karakaçi inspektim pranë Albcontrol: Numër rekord fluturimesh, masa të shtuara për të përballuar fluksin

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com