• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kërkesa e Philip Reeker/ Ja detajet tronditëse në dosjen e Berishës që bindën Bashën për ta përjashtuar nga partia!

by Java News
11/09/2021 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimi Basha-Reeker në 30 qershor ishte momenti vendimtar që solli përjashtimin e Berishës nga grupi i PD. Zyrtari i lartë amerikan tregoi Bashës detaje nga ‘dosja e zezë’ e ‘Doktorit’. Si ndryshoi qëndrimi i kreut të PD nga 19 maji 2021 deri në pasditen e së enjtes kur vrau politikisht paraardhësin.

Sali Berisha, Philip Reeker dhe Lulzim Basha

Vendimi i personalizuar i Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe rrjedhimisht nga partia, ishte një akt i befasishëm për opinionin publik dhe vetë Berishën, por jo për një rreth të ngushtë të Lulzim Bashës dhe përfaqësinë diplomatike të SHBA në Tiranë. Trysnia mbi Lulzim Bashën për t’u distancuar nga Berisha ka nisur që pas datës 19 maj 2021, kur Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli Berishën dhe Familjen e tij në listën e zezë për korrupsion madhor, pengim të veprimit të drejtësisë dhe minim të demokracisë në Shqipëri.

Megjithatë, pas ‘bombardimit’ amerikan të Familjes Berisha, Lulzim Basha, jo vetëm që nuk dha asnjë shenjë lëkundje për të lëshuar ‘babain politik’, por mbështeti publikisht alibinë e Berishës për paraqitjen e provave, mbi të cilat mbështetej vendimi i DASH.

“Duke nënvizuar qëndrimin e z. Berisha, i cili pasi shpreh keqardhjen për vendimin dhe e konsideron atë pa asnjë bazë konkrete, bëj thirrje për transparencë të plotë mbi çdo fakt e dokument që ka lidhje me këtë vendim”, u shpreh Basha në 19 maj 2021.

Ka një pikë kthese në qëndrimin e Lulzim Bashës në raport me Berishës pas shpalljes non grata nga SHBA. Ajo është vizita e Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë, Philip Reeker, në 30 qershor 2021. Mesditën e 30 qershorit, Philip Reeker, i shoqëruar nga ambasadorja e amerikane në Tiranë Yuri Kim, hyri në selinë e Partisë Demokratike, për të zhvilluar një takim rreth 60 minuta me Lulzim Bashën. Të pranishëm në takim ishin edhe Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi.

Siç edhe u konfirmuar më pas, në këtë takim, Philip Reeker i ka kërkuar Lulzim Bashës në mënyrë ultimative përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike, duke i zbuluar detaje nga dosja e Berishës. Janë pikërisht këto detaje, mbi të cilat Basha mbështeti vendimi e vështirë për ‘ngritjen’ e Berishës pasditen e së enjtes.

Partia Demokratike nuk doli me një njoftim rreth përmbajtjes së takimit të 30 qershorit. Por, ishte Ambasada Amerikane ajo që, përmes një deklarate, zbardhi takimin. Deklarata e Ambasadës nuk lë shumë vend për dyshime: çështja e Berishës ka qenë kryefjala e takimit.

“Ai (Philip Reeker) nënvizoi vendosmërinë e Presidentit Biden dhe Sekretarit të Shtetit Blinken se lufta kundër korrupsionit, përfshirë përmes përcaktimeve publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të Departamentit të Shtetit për Operacionet e Jashtme, dhe Programet Përkatëse të Nenit mbi Përvetësimet 2021, është një interes thelbësor i sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratën e SHBA.

‘Korrupsion madhor’ është motivacioni i parë dhe kryesor i DASH për shpalljen e Berishës non grata.

Pas takimit të 30 qershorit, Lulzim Basha u përfshi në një dilemë historike, por edhe vendimtare për karrierën e tij politike. Basha duhet të zgjidhte mes SHBA dhe Sali Berishës, njeriut që e ngjiti në majat e pushtetit.

Një muaj më pas, në 30 korrik 2021, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi një takim me Lulzim Bashën, duke i kujtuar kërkesën e panegociueshme të Philip Reeker për t’u ndarë nga Berisha. Pas këtij takimi, Yuri Kim, artikuloi edhe mesazhin e famshëm: “Mos hani bar”!

“Pata një diskutim shumë të mirë dhe të plotë me Kryetarin e PD Lulzim Basha sot. Ishte në vijim të takimit që ai pati kur Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit Philip Reeker ishte në Tiranë…. Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu. Shpresa jonë është që partitë do të ecin përpara, që ky vend do të ecë përpara, që bashkëpunimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë të ecë përpara. E ardhmja po pret. Ka vendime të vështira përpara për të gjithë. Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që kur të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës”.

Pasditen e së enjtes, një ditë para afatit të ultimatumit të SHBA, Lulzim Basha, njoftoi vendimin që do të shënjojë karrierën e tij politike, duke përjashtuar Berishën nga grupi i PD-së. “Nga ana ime prej dy muajsh e gjysmë kam bërë të gjitha përpjekjet më intensive për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me këtë çështje”, tha Basha, duke shpjeguar rrethanat e këtij vendimi të vështirë dhe me pasoja, për shkak të reaksionit dhe hakmarrjes së pritshme të Berishës.

Në mbledhjen e grupit e deputetëve të PD, në përpjekje për të shpjeguar rrethanat e vendimit, Lulzim Basha tha se kishte shumë detaje rreth dosjes së Berishës, të cilat nuk kishte ndërmend që t’i bënte publike. Bëhet fjalë pikërisht për detajet e dosjes së Berishës që Philip Reeker i zbuloi Bashës në takimin e 30 qershorit.

“Po ju them diçka që kam Gazment Bardhin dhe Jorida Tabakun dëshmitarë. Kur ka ardhur Philip Reeker që më ka takuar në seli, ka ardhur vetëm me kërkesën për të përjashtuar Berishën dhe nuk pranonte asnjë negociatë. Na është bërë i qartë vendimi i DASH për këtë. Ka më shumë detaje që nuk janë bërë publike për këtë çështje, por që nuk kam ndërmend t’i ndaj me askënd, por ky është vendimi më i duhur për Berishën dhe familjen e tij. Sot ishte afati i fundit, kur PD duhet të shprehej. Ky vendim ishte si në interesin e PD, edhe të Sali Berishës”.

Po cilat janë detajet e dosjes së Berishës që Lulzim Basha nuk ka ndërmend t’i ndajë me askënd? A i ka ndarë me vetë Berishën? Detajet mund të dalin në pah vetëm nëse SPAK do të nisë një procedim penal për Berishën dhe rrethin e tij Familjar.

Gjithashtu nuk dihet me saktësi nëse Basha e ka informuar Berishën për detajet që i zbuloi në zyrë Philip Reeker.

E qartë është se raporti mes Bashës dhe Berishës ka ndryshuar që pas takimit Basha-Reeker të 30 qershorit.

Nga ana tjetër, përbetimet e Berishës për hakmarrje ndaj Bashës, akuzat për pakt me Ramën dhe komplot ndaj tij për të shpëtuar veten, duken se janë vijim i alibisë së Berishës për të mos lëshuar PD-në.

Shqiptarja.com

Next Post
Gjendet e vdekur një vajzë e re në banesë/ Ku dyshon policia

Pengu i Drejtësisë së munguar/ Në tetë muaj, gjashtë gra u vranë nga burrat, që liruan gjyqtarët dhe prokurorët

Comments 1

  1. Lili says:
    5 years ago

    Te nxjerre Basha osé visione me se e figure te takimit me Reeker,osé Basha genjen

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com