• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkesa e pedagogëve për rritjen e pagave, Kushi: Do të kemi një vendimmarrje…

by Java News
22/09/2022 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimi, Evis Kushi ka deklaruar sot në Kuvend se do të ketë një vendimmarrje lidhur me kërkesën e pedagogëve për rritjen e pagave.

Kushi tha se më 22 gusht në Ministrinë e Arsimit është zhvilluar një takim me rektorët dhe administratorët e universiteteve bashkë edhe me ministren e Financave për çështjen e pagave të pedagogëve, por edhe çështje të tjera financiare.

“Kemi diskutuar gjatë. Kemi vlerësuar të gjithë alternativat, nesër kemi një takim me përfaqësues të sindikatës së universiteteve pikërisht ata që kanë firmosur peticionin. Vetëm për dialogun me universitetet nuk mund të na akuzoni sepse nëse ka dialog më intensiv me universitetet kjo është pikërisht gjatë këtij viti të fundit”, tha Kushi.

Ministrja Kushi u shpreh se çdo muaj takohemi me rektorët e universiteteve, me një pjesë të kabinetit qeveritar që lidhet me fusha të caktuara, është edhe vetë kryeministri dhe sigurisht që diskutojmë dhe marrim vendime bashkërisht për çështje që lidhen me arsimin e lartë.

“Nuk ka pasur asnjëherë qoftë kur kanë qeverisur qeveritë e majta apo të djathta që të ketë një dialog kaq intensiv, qeveria të jetë kaq përfshirë dhe marrëdhënia me universitetet të jetë edhe produktive. Se çfarë vendimesh do të merren nuk mund t’ua them tani, por sigurisht këtë çështje e kemi në vëmendje e konsiderojmë shumë të rëndësishme në varësi të shumë faktorëve që lidhen edhe me situatën ekonomike sigurisht ne do te kemi një vendimmarrje”, tha Kushi.

Ministrja Kushi theksoi se “bursa për studentët që janë sa paga minimale, 340 mijë lekë, tani që rritet edhe paga minimale. Të gjithë ata studentë që janë ekselentë, që fitojnë olimpiada do të përfitojnë edhe përjashtim nga tarifat edhe bursë studimi sa paga mininale. Bursat që lidhen me paktin për universitetin vazhdojnë të jenë në fuqi”.

/f.s

Next Post
FOTO: Me pras dhe kastravec në dorë, deputeti i Lushnjes i drejtohet Parlamentit

‘Meqë po dëgjojmë përralla me mbret, mblidhemi të shtunën’, Korreshi ironi me Felajn: Na keni vjedhur dhe rregulloren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com