Përpara nisjes së parlamentit, Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër për të diskutuar mbi kërkesën e Partisë Demokratike, në lidhje me mbarimin e mandatit të Nënkryetares së Kuvendit Valentina Leskaj. Opozita ka dorëzuar kërkesën më datë 27 tetor dhe e cilëson mandatin e socialistes si të mbaruar, në kushtet kur sipas tyre, ajo ka shkelur Kushtetutën, pasi i biri i saj ka marrë një konçension për hekurudhën Ballsh- Fier- Vlorë.
PD i referohet nenit që saktëson se deputetët dhe familjarët e tyre nuk mund të lidhin kontrata me institucionet publike.