Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi do të mbledhë sot në orën 18.30 Byronë Parlamentare, ku do të merret në shqyrtim kërkesa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga seancat e Kuvendit.
Sipas LSI kreu i qeverisë ka përdorur fjalor fyes seancën e javës së kaluar. Pas paralajmërimit të Monika Kryemadhit dy ditë më parë, sot LSI e ka konkretizuar këtë hap ku përmes një letre drejtuar Gramoz Ruçit i kërkon të marrë masa.
Përjashtimi kërkohet për fjalorin e përdorur prej të parit të qeverisë gjatë seancës së 23 marsit ne adrese te kryetarit te PD Lulzim Basha. LSI konstaton se fjalët e tij ishin fyese si për deputetët në sallë ashtu edhe për popullin.
“Nuk mund dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë dhe për më tepër pasaj, jo po…shiko këtu se do ngrihen këta, do ngrihen ata, kjo e ngritjes është Thirri, thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokë ulur, s’të përgjigjet dot”, ishin sipas LSI fjalet e Rames.
Vete PD nuk ka reaguar lidhur me kete kerkese te pazakonte te LSI per te mbrotjur Bashen.
ma.me










