• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcimi i Italisë mbi vullkan dhe përpjekja e fundit para zgjedhjeve të reja

by A R
07/05/2018 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deutche Welle

Në Itali vazhdon sot (07.05) pokeri politik për një koalicion qeveritar. Por varianti pa qeveri mund të jetë ndoshta më mirë për Italinë, se ndonjë koalicion populist, mendon Bernd Riegert.

Dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare ende nuk ka asgjë të re nga Italia lidhur me krijimin e qeverisë.

Grupimet populiste të Lëvizjes së Pesë Yjeve dhe konservatorët e djathtë bllokojnë vazhdimisht njëri-tjetrin.

Socialdemokratët që kanë qeverisur deri më tani u goditën rëndë në këto zgjedhje dhe kanë ngrirë në opozitë.

Të gjitha përpjekjet për ndonjë formë koalicioni mes protestuesve, radikalëve të djathtë dhe më të moderuarve kanë dështuar. Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella vëren me zhgënjim, se të gjitha përpjekjet e tij kanë shkuar dëm, sepse asnjë nga palët nuk do të afrohet, por këmbëngul në pozicionin e saj.

Përpjekja e fundit para zgjedhjeve të reja

Lëvizja e Pesë Yjeve kërkon zgjedhje të reja në qershor. Radikalët e djathtë duan më mirë të presin deri në fund të vitit. Secila parti ka kalendarin e saj me të cilin llogarit, se kur do të ishin shanset më të mira për të kapur shumicën në parlament.

Presidenti Mattarella nuk është fort entuziast për zgjedhje të reja.

Ai e ndjen zhgënjimin e shumë italianëve, që jo pa të drejtë thotë, se zgjedhjet e reja do të sillnin ndoshta të njëjtin rezultat, pra një blokadë të re. Nga ana tjetër zgjedhjet e reja shihen si shpërdorim i panevojshëm parash. E shteti italian i mbytur në borxhe nuk ka para për të dhuruar.

Për këtë arsye të hënën (07.05) presidenti italian ndërmerr përpjekjen e fundit për të sjellë në tryezën e negociatave si populistët e majtë ashtu edhe ata të djathtë me socialdemokratët. Ende shpresohet për një koalicion të mundshëm mes Lëvizjes së Pesë Yjeve dhe socialdemokratëve, ose me pjesë të kësaj partie në rrënim e sipër. Por edhe një koalicion mes „lëvizjes” dhe partisë Lega Nord nacionaliste mund të mendohej. Për këtë duhej të sakrifikohet personi që lëviz fijet në prapaskenë, Silvio Berlusconi. Por 81 vjeçari nuk është i gatshëm të largohet nga skena.

Nëse edhe kjo tentativë e fundit dështon, atëherë presidenti italian mund të vendosë një qeveri teknokrate që mund të miratojë buxhetin e vitit 2019 dhe të përgatisë zgjedhjet e reja në pranverën e ardhshme.

Por edhe teknokratët duhet të përballën me mocionin e votëbesimit në parlamentin e përçarë italian.

Një mundësi tjetër është që kryeministri në detyrë, Paolo Gentiloni të vazhdojë të jetë në detyrë, por pa shumicë parlamentare. Kjo e bën shumë të vështirë miratimin e buxhetit të vitit të ardhshëm.

Tregje ende të butë

Këtë cirk politik Italia e vazhdon, vetëm sepse për momentin ekonomia italiane po përfiton nga disa filiza të rritjes ekonomike.

Tregjet financiare nuk kanë reaguar me panik ndaj pokerit të koalicioneve në Romë. Edhe normat e interesit për rifinancimin e kredive janë të përballueshme. Por për tregjet dhe eurozonën Italia është një vend i rëndësishëm, prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte një qeveri e përkohshme.

Ajo do të krijonte idenë e stabilitetit e do dukej më e besueshme se një përzierje e të djathtëve e të majtëve. Nëse populistët euroskeptikë vijnë në pushtet, atmosfera e qetë e deritanishme në tregje mund të ndryshojë.

E nëse tregjet nuk kanë besim tek Luigi Di Maio i Lëvizjes së Pesë Yjeve apo tek Matteo Salvini i Lega Nord atëherë vendi rrezikohet nga kriza financiare. Borxhet e larta nuk mund të rifinancohen, ombrella e shpëtimit të euros duhej të aktivizohej.

Kjo pasiguri rritet po të mendosh që do vijë një moment e Banka Qendrore Europiane do të rrisë normat e interesit, gjë që sjell automatikisht rritjen e obligacioneve shtetërore italiane. BE duhej kështu të mbështeste Italinë me qindra miliarda. Shpëtimi i Greqisë do dukej në një rast të tillë si një ushtrim i lehtë.

Italia kërcen kështu mbi një vullkan virtual, që sillet si Vezuvi: Ende ai hesht, por llava mund të shpërthejë në çdo moment./a.m.

Next Post
Manhattan/Natyra zbulon eshtrat e “ishullit të vdekjes”

Manhattan/Natyra zbulon eshtrat e “ishullit të vdekjes”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

72 orë pa ujë, drita dhe internet? Qeveritë po u kërkojnë qytetarëve të përgatiten për më të keqen

November 10, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In