Dy persona janë plagosur gjatë natës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit, ndërsa është përdorur edhe arma e zjarrit.
Burime në polici bëjnë me dije se është plagosur me armë në këmbë një 31-vjeçar, ndërsa është dëmtuar me sende të forta edhe një person tjetër. Të dy ndodhen në spital, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.
Pritet që policia të arrestojë personin e plagosur me sende të forta, pasi gjatë konfliktit ai ka nxjerrë armën dhe ka plagosur personin tjetër 31-vjeçar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit, ndërsa janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë të cilët ishin në lokal, ku nisi sherri.
g.kosovari