• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërcënuan policët e burgjeve/ Gjykata nxjerr nga qelia Saimir Gjepalin, u arrestua si pjesë e grupit të Avdylajve

by Java News
11/06/2020 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Durrësit ka liruar shtetasin Saimir Gjepali, i arrestuar si anëtar i grupit të Avdylajve, gjatë operacionit Vol-vo 4, të zhvilluar dy vite më parë. Ka qenë gjyqtari Vladimir Skënderi ai që ka dhënë vendimin për lirimin e Gjepalit. Ky i fundit gjithashtu njihet për kërcënimin e një gardiani të burgut.

Saimir Gjepali u arrestua në tetor të 2018-ës, gjatë operacionit të koduar “Vol-vo 4, ku Policia e Shtetit goditi 4 grupe kriminale, si dhe zbuloi një laborator heroine në Has.

Nga transkriptimet e bisedave të bëra rezulton se Gjipali dhe pjesëtarët e tjerë të Avdylajve kërcënojnë punonjësit e Policisë, duke u thënë se do t’i vrasin e presin sapo të dalin nga burgu. Madje, Gjipali dinte edhe faktin se do të lirohej nga burgu pas 10 ditësh.

Çfarë ndodhi te 313-ta

kerc

Më datë 21.05.2020, në IEVP “Jordan Misja” Tiranë janë konstatuar shkelje shumë të rënda, që lidhen me sigurinë dhe rregulloren e burgut. Konkretisht: Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim; Kundërshtim i punonjësve të Policisë së Rendit Publik; Goditja për shkak të detyrës; Kanosja për shkak të detyrës. Këto shkelje janë edhe vepra penale parashikuar nga neni 324/a, 236, 237 dhe 238 – 25 i Kodit Penal. Në orën 23:25 deri në orën 01:25 është realizuar kontroll nga Policia e Burgjeve për kontrollin e të burgosurve, si dhe të ambienteve të qelive apo ambienteve të përbashkëta, për konstatimin dhe evidentimin e sendeve të ndaluara në regjimin e brendshëm.

Forcat e Policisë ushtruan kontroll edhe në sektorin nr.5, kati i dytë, dhoma nr.4, ku ishin të akomoduar: Hajti Seferi, Astrit Avdyli alias Avdyli Sulejmani, Altin Avdyli, Saimir Gjepali dhe Giovani di Cosimo alias Ciovani Petrone. Sapo forcat e Policisë hapën derën e dhomës nr.4 dhe të paraburgosurve iu komunikua “Policia për kontroll”, u konstatua se në kundërshtim me rregulloren e burgut, në dhomë nuk kishte ndriçim (ishin fikur dritat). Pas njoftimit/thirrjes së Policisë për kontroll, të gjithë të paraburgosurit e kësaj dhome u ngritën në këmbë dhe kundërshtuan kontrollin në mënyrë demonstrative, duke kundërshtuar forcërisht dhe duke shtyrë punonjësit e Policisë me forcë.

Në parvazin e dritares së dhomës u konstatua prania e një telefoni celular. Me hyrjen në dhomë forcat e Policisë bllokuan derën e tualetit për të mos pasur mundësinë që të paraburgosurit të hidhnin sendet e ndaluara. Më pas, me prezencë të të paraburgosurit Saimir Gjipali filloi kontrolli i dhomës, ku u konstatua: Një karikues aparati celular “Samsung” me fish të bardhë, një fish karikimi për markën “Apple”.

Për dokumentimin e ngjarjes së mësipërme u hartua dokumentacioni përkatës, raporti i shërbimit, aktkonstatimi i sendit të ndaluar, procesverbali i bllokimit dhe procesverbali i dorëzimit, ndërsa më pas secili punonjës pjesëmarrës në këtë operacion ka dhënë deklarimet individuale. Në lidhje me sendet e gjetura, asnjë i burgosur nuk pranoi autorësinë dhe nuk bëhet fjalë për të dhënë shpjegime të hollësishme e bashkëpunuar me kontrollin për hapjen e marrjen e informacionit nga aparati celular.

Madje, të paraburgosurit pretendonin se celularin mund ta ketë kaluar pas truesi. Ndërsa i paraburgosuri Saimir Gjipali, i cili ishte prezent gjatë gjithë kohës së kontrollit, insistoi të merrte kontakt me pastruesin, me qëllim që sendin ta merrte përsipër pastruesi, por që nuk u lejua nga forcat e Policisë. Në përfundim të kontrollit, të gjithë të paraburgosurit e dhomës nr.4 u shoqëruan në dhomat e veçimit.

Gjatë gjithë kohës së kontrollit, secili prej këtyre të paraburgosurve me veprime aktive, jo vetëm nuk janë bindur, por kanë kundërshtuar, kërcënuar e kanosur punonjësit e Policisë të përfshirë në aksion.

Siç shpjegohet hollësisht në aktet e mbajtura (raportshërbimi dhe deklarata të secilit punonjës), secili prej të burgosurve është përfshirë në vepra penale të kundërshtimit, kanosjes, fyerjes, duke iu drejtuar punonjësve të veçantë dhe të gjithëve në tërësi me tone të larta hakërruese dhe qartësisht kërcënuese, në adresë edhe të familjarëve të tyre.

Next Post
Qeveria e Kosovës shfuqizon reciprocitetin/ Reagon Thaçi: Tani presioni ndërkombëtar t’i bëhet Serbisë

"Ne s'jemi në garë"/ Thaçi flet për dialogun me Serbinë: S'është koha për matje të pulsit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In