Kryetari i klubit të futbollit “Iliria” i Fushë Krujës, Nazmi Selmani së bashku me nipin Petrit Selmani janë liruar ditën e sotme nga burgu. Selmani u arrestua bashkë me djemtë e tij dhe një tjetër person pasi akuzohen se kanë kërcënuar Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Konflikti mes tyre ka ardhur pasi Selmani ka kërkuar që Duka t’i fusë një nga djemtë në kombëtare. Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, që aktualisht është i angazhuar si portier në ekipin e Tiranës. Rreth orës 21:30 më 31 gusht 2024, Nazmi Selmani, dy futbollistët Santiago Selmani e Brajan Selmani dhe Redian Haxhi e Petrit Selmani kanë kërcënuar Dukën me anë të një mesazhi telefonik dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa.
Po ashtu është zbardhur edhe mesazhi që presidenti i klubit të futbollit “Iliria”, Nazmi Selmani i ka dërguar Dukës. Në mesazh thuhet: “…pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”.
/a.r