• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërcënonte me vetëvrasje, gruaja zbret nga oxhaku pas 8 orësh

by A R
02/11/2017 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Elina Bregaj, rreth 35-vjeç, nënë e dy fëmijëve, e cila prej mëngjesit të sotëm kërcënonte se do të hidhej nga oxhaku i TEC-it, ka zbritur pas nëntë orësh. Mësohet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë, ndërsa kanë qenë zjarrfikësit ata që bënë të mundur që Bregaj të zbriste.

Shkak për aktin u bë kalimi i saj në trurnin e tretë te pastrimi, propozim i cili nuk është pranuar nga 35-vjeçarja shkruan Shqiptarja. Ndërkohë, bashkëshorti i Elinës tha se familja e  tyre jeton në kushte të vështira ekonomike dhe paga e Elinës ishte e vetmja e ardhur me të cilën ata mbajnë familjen.

Flet për mediat burri i gruas që kërcënoi të hidhej nga lartësitë:

Çfarë problemi keni?
-I thanë për punë dhe e gënjyen, duan ta heqin nga ditë që është ta fusin natën në punë. Unë jam i sëmurë me raport dhe tani ata kërkojnë që çojnë natën  te fshesa.

Ku punonte?
-Punonte tek ajo e bashkisë, tek pastrimi dhe tani filluan të talleshin, e ka ky fajin-tregon me gisht nga bashkia.

Duan ta heqin nga puna?
-E hoqën nga puna, i tha ika dhe e detyruan të hypte nusja ime aty.

Sa  ka që ka ikur nga puna?
-Ka ikur dy herë nga puna , e hoqi dhe njëhrë para dy muajsh, e ka hequr tani në mëngjes nga puna.

Pse e hoqën nga puna?
-Kot se duan ta kalojnë natën, unë jam me fëmijë të vegjël, unë jam i sëmurë me raport.

Po fëmijët ku janë?
-Njëri në shkollë dhe tjetri në çerdhe.

Nuk janë në jetimore?
-Jo, në jetimori ishin ata , ka ndodhur dhe njëherë  tjetër problemi im, këta kështu e kanë, këta të Kuçovës janë të korruptuar si të bashkisë dhe këto të policisë.

Po ju merrni ndihmë nga shteti që jeni i sëmurë?
-Jo vetëm 100 mijë lekë të vjetra marr.

Të ardhurat janë vetëm të gruas që punon me pastrimin?
-Po, edhe atë e hoqën nga puna, e hoqën i morën çelësat, tani i thonë hajde se je.

Në lidhje me ngjarjen u vu në alarm dhe firma sipërmarrëse e pastrimit të qytetit, e kontraktuar nga bashkia, ku punon nëna e dy fëmijëve. Përfaqësuesi i firmës së pastrimit shprehet se gruaja ishte punësuar një vit e gjysmë më parë me ndërmjetësimin e bashkisë, pasi vinte nga familje me probleme sociale.

“Zonja Elona Bregu, dje e ka thirrur përgjegjësi i repartit dhe i ka komunikuar se për nevoja të momentit i ka kërkuar lëvizje nga një front i punës në një tjetër. Zonja nuk ka pranuar dhe i kemi thënë që: të nesërmen do punosh këtu për një javë apo dy dhe do të kthehej sërish aty ku ka qenë.”, tha Vasillaq Golemi Pronar i firmës së pastrimit.

Problemet sociale të familjes Bregu nuk janë të panjohura dhe për Zyrën e Shërbimit Social në Bashkinë e Kuçovës. Drejtor i këtij shërbimi bën me dije se katër vite më parë gruaja është detyruar të braktis fëmijët si pasojë e probleme ekonomike dhe nga sëmundja e bashkëshortit.

Problemet social – ekonomike në qytetin e Kuçovës janë reflektuar ndjeshëm tek banorët e qytetit naftëtar, ku vetëm brenda një jave janë regjistruar dy kërcënimi për hedhjen nga lartësia.

Kuçovë, një grua kërcënon se 
do hidhet nga oxhaku i TEC-it
Next Post
Operacioni i Lazaratit dështoi të frenojë kultivuesit e kanabisit në Shqipëri

Raporti për kanabisin, ish-drejtuesi i policisë: Nuk u kultivua pasi magazinat janë plot nga vjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e turistit portugez/ Policia kontrolle nga veriu në jug, kërkon pronarin e lokalit ku ndodhi krimi

Vrasja e turistit portugez/ Policia kontrolle nga veriu në jug, kërkon pronarin e lokalit ku ndodhi krimi

August 20, 2026
Si mund ta ndihmojë teknologjia satelitore Evropën në luftën kundër zjarreve

Si mund ta ndihmojë teknologjia satelitore Evropën në luftën kundër zjarreve

August 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 21 Gusht 2026

August 20, 2026
Pavlefshmëria absolute, dy interpretime: Çfarë mësojnë juristët dhe çfarë vendosi gjyqtari Balliu në çështjen Veliaj

Pavlefshmëria absolute, dy interpretime: Çfarë mësojnë juristët dhe çfarë vendosi gjyqtari Balliu në çështjen Veliaj

August 20, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

August 20, 2026
Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

Shpërndanin drogë në Mykonos, arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

August 20, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nuk është vetëm Ols Dado pa magistraturë…

August 20, 2026
“Mos më lini vetëm”| Pas 2 vitesh, Izraeli nis hetimet për vrasjen e vogëlushes palestineze

“Mos më lini vetëm”| Pas 2 vitesh, Izraeli nis hetimet për vrasjen e vogëlushes palestineze

August 20, 2026
“Nuk hapim dot dritaret” , plehrat e Durrësit grumbullohen në Lagjen 15, banorët ngrihen në protestë

“Nuk hapim dot dritaret” , plehrat e Durrësit grumbullohen në Lagjen 15, banorët ngrihen në protestë

August 20, 2026
Zjarret/ 43 vatra në 24 orë, 10 ende aktive, flakët mbajnë në alarm disa zona të vendit

Zjarri nga Puka përhapet në Mirditë, aktive dy vatra në Kaçinar dhe Përlat

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com