• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërcënonte një vajzë me publikim fotosh intime, shpallet në kërkim shijakasi

by Java News
04/11/2016 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një djalë nga Shijaku është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi është denoncuar për përndjekje nga një 25-vjeçare që banon në Bathore të Kamzës. Vajza ka kallëzuar ngjarjen në Komisariatin nr.5 vetëm dy ditë më parë, edhe pse pretendon se ka pothuajse dy vite rresht që shqetësohet në rrjete sociale dhe në celular nga një person, që, sipas saj, nuk e ka takuar asnjëherë. Madje, i dyshuari i ka zbuluar edhe fjalëkalimin e profilit të saj në Facebook, nga ku ka marrë disa foto të saj personale, që ajo ua kishte nisur disa shoqeve dhe nëpërmjet tyre i bën presion për të pasur një lidhje intime me të. Burime nga Policia e Tiranës menjëherë pas kallëzimit të shtetases Rozeta M., kanë thënë se kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Gerald H., 28 vjeç, banues në Shijak, shkruan Panorama.
Ndërsa po punohet për arrestimin e tij. Në deklarimet që ka dhënë para oficerëve të Policisë, 25-vjeçarja është shprehur se nuk e ka takuar asnjëherë personin në fjalë, por ka nisur të komunikojë me të para rreth dy vitesh. Ajo është shprehur se gjithçka ka nisur me një kërkesë miqësie që i ka ardhur nga ai, të cilën vajza e ka pranuar. Më pas i dyshuari ka filluar t’i shkruajë mesazhe në çdo orë të ditës, fillimisht me komplimente për disa javë, derisa i ka kërkuar numrin e telefonit dhe më pas që të takoheshin për të pirë kafe. Por kur vajza e ka refuzuar, ai ka nisur ta fyejë, gjë që e ka detyruar 25-vjeçaren ta fshijë nga profili i saj në Facebook.
Lëtë veprim nuk e ka pritur mirë 28-vjeçari nga Shijaku, i cili ka këmbëngulur që të hyjë sërish në kontakt me të, duke përdorur adresa fiktive me emra të ndryshëm vajzash dhe djemsh. Por në të gjitha rastet ka përfunduar duke u fshirë sërish nga 25-vjeçarja, e cila edhe ka bllokuar disa profile të tij. Në denoncimin e saj, e dëmtuara shprehet se situata është ndërlikuar kur ka mësuar se i dyshuari i kishte zbuluar fjalëkalimin e saj të Facebook-ut, nga ku kishte arritur të marrë disa fotografi personale që ajo u kishte dërguar mikeshave të saj, madje edhe numrin e saj të telefonit. Përndjekja më pas ka vazhduar nëpërmjet aplikacioneve WhatsApp dhe Viber, duke u kthyer në një shqetësim serioz për 25-vjeçaren, e cila e ka ndarë këtë problem me nënën e saj.
Dy ditë më parë, e ëma e ka bindur që t’i drejtohet për ndihmë Policisë, pasi Gerald H., po i bënte edhe presion me publikim fotosh dhe hapje të adresave false me fotografitë e saj. Pas këtyre “kërcënimeve”, shtetasja Rozeta M., bashkë me të ëmën kanë bërë kallëzim në Komisariatin nr.5 të Policisë së Tiranës.
Panorama/d.i.

Next Post
Arsyeja pse femrat tradhtojnë burrat

Kujdes në marrëdhënie, kjo është mosha e tradhtisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

Sinjalet për ulje të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

August 3, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kur kolltuku lëkundet, digjen teserat e partisë…

August 3, 2026
Dronët ukrainas godasin sërish Rusinë, zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

Dronët ukrainas godasin sërish Rusinë, zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

August 3, 2026
Berisha anti-SHBA ose vesi del me shpirtin dhe Gonja, ‘biri i erës’

Huaja 302 milionë dollarë mes Kushtetutës, non grata-s dhe Uashingtonit

August 3, 2026
Garancia Evropiane / Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

Garancia Evropiane / Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

August 3, 2026
Greqia në luftë me flakët, zjarri në Atikën Perëndimore del jashtë kontrollit, evakuime dhe operacione nga toka dhe ajri

Greqia në luftë me flakët, zjarri në Atikën Perëndimore del jashtë kontrollit, evakuime dhe operacione nga toka dhe ajri

August 3, 2026
Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

August 3, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Tej retorikave për hapje konsullatash dhe një paralele

August 3, 2026
Renditja e Eurostat, Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

Renditja e Eurostat, Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

August 3, 2026
Maroku fajëson rrjetet sociale për valën masive të emigrantëve drejt Spanjës

Maroku fajëson rrjetet sociale për valën masive të emigrantëve drejt Spanjës

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com