Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia në Berat, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur dhe kërcënuar bashkëshorten e tij, edhe pse kjo e fundit ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Mësohet se në pranga për përndjekje ka rënë Gezim Xhufkollari.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë ndalimi i shtetasit G.Xh., 62 vjeç, pasi në mënyrë të përsëritur ka telefonuar, kërcënuar dhe përndjekur bashkëshorten e tij e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejsheme./m.j