• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcënon Berisha: Nëse Basha nuk ikën, në 8 Janar do t’ia marr selinë me 44 mijë demokratë

by A R
25/12/2021 00:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

5 Janari 2022 është afati i fundit që Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i ka lënë Lulzim Bashës që të largohet nga zyra pas referendumit për shkarkimin e tij.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, Berisha u shpreh se nëse Lulzim Basha nuk largohet nga zyra më 5 Janar 2022, atëherë në datë 8 Janar do të ketë protestë kombëtare ku do të marrin pjesë 44 mijë anëtarët që votuan në referendum për shkarkimin e Bashës.

Më pas, 44 mijë anëtarët, shpjegoi Berisha, do të marrin në dorëzim selinë e Partisë Demokratike.

Ish-Kryeministri i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të respektojë vendimin e anëtarësisë që votoi në referendum për shkarkimin e tij.

“Në qoftë se i ka ngelur një nanogram në koshiencën e tij, ai nuk e pret atë datë por respekton vendimin e 40 mijë anëtarëve, po s’e bëri, data 8 do jetë datë proteste e fuqishme, është përcaktuar datë proteste kombëtare, 44 mijë anëtarë të Partisë Demokratike që firmosën të bëjnë historinë do të marrin në dorëzim ndërtesën e Partisë Demokratike. Kjo nuk ka asnjë lloj diskutimi.

Nuk ka njeri që këtë vendim mund ta pengojë, e vetmja gjë që bëmë ishte që shtymë në kohë, i dhamë kohë, por vendimi dhe ekzekutimi i vendimit është pa apel, e ka vetëm anëtarësia. Referendumi ka vendosur që Lulzim Basha është thjesht deputet i Partisë Demokratike, uroj që ai ta lexojë këtë mesazh siç e kanë lexuar gjithë shqiptarët. 44 mijë anëtarë do të vijnë në Tiranë te selia për të shpëtuar pluralizmin. Në qoftë se 44 mijë anëtarë vendosin shkarkimin e kryetarit dhe atë e mban Edi Rama… Ky është një revolucion, ata që mendojnë ndryshe e kanë gabim”, u shpreh Sali Berisha.

/a.r

Next Post
Temperaturat në -5°C dhe ngrica, si parashikohet moti në të gjithë vendin

Rriten temperatura, çfarë parashikon moti për sot

Comments 3

  1. leka says:
    5 years ago

    30 vjet vetem dhune !Deri kur ?

    Reply
  2. Kulla e vicidolit says:
    5 years ago

    Po ti Sali do marresh pjese ne dhunen apo do ja lesh militanteve budallenj te behen mish per top?

    Reply
  3. A says:
    5 years ago

    Pendohu para se te kape drejtesia hyjnore qe nuk I shmangesh dot. Dorezoju drejtesise njerezore dhe kerkoji falje Zotit dhe njerzve, kjo eshte e vetmja gje mund te ta ule denimin e ligj it hyjnor

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In