• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kërcënoi se do të vriste anëtarin e Gjykatës së Lartë, arrestohet i riu: Jam i pakënaqur me…!

by Java News
09/06/2022 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet ameriake bëjnë me dije se një person i armatosur, i cili kërcënoi se do të vriste anëtarin e Gjykatës së Lartë Brett Kavanaugh u arrestua pranë shtëpisë së gjykatësit në Merilend.

Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit në momentin e arrestimit, personit nga Kalifornia, rreth të 20-ve, iu gjet një armë zjarri dhe një thikë. Personi, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, mbërriti me një taksi sot herët në mëngjes pranë shtëpisë së zoti Kavanaugh, e cila ndodhet në periferi të kryeqytetit të vendit. Ai u kishte thënë oficerëve të zbatimit të ligjit se donte ta vriste gjykatësin (Kavanaugh), tha një zyrtar, në kushte anonimiteti.

Zëdhënësja e Gjykatës së Lartë Patricia McCabe konfirmoi se personi ishte i armatosur dhe se kishte bërë kërcënime kundër zotit Kavanaugh.

Gazeta “Washington” njoftoi e para mbi arrestimin e tij, duke cituar burime që thanë se personi kishte me vete edhe pajisje që nevojiten për të kryer vjedhje. Sipas gazetës ai u kishte thënë policëve se ishte i mërzitur nga një opinion paraprak i rrjedhur nga Gjykata e Lartë që sugjeronte se gjykata do të anulonte vendimin Roe kundër Wade, një çështje historike që lidhet me abortin. Po sipas gazetës, personi i armatosur kishte thënë se ishte i mërzitur nga incidentet e përgjakshme me armë që kanë goditur vendin së fundmi.

Gjykatësit e lartë kanë qenë nën masa sigurie mes shqetësimeve për dhunë pas vendimit përfundimtar të gjykatës.

Presidenti Joe Biden vlerësoi punën e autoriteteve për kapjen e shpejtë të personit të armatosur shkruhej në një email të zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Andrew Bates.

Në mjediset jashtë gjykatës dhe në shtëpinë e zotit Kavanaugh dhe gjyqtarëve të tjerë janë zhvilluar protesta.

Në një raport të Departamentit të Sigurisë Kombëtare thuhej se opinioni paraprak, i rrjedhur në fillim të muajit maj, ka nxitur një valë kërcënimesh kundër zyrtarëve dhe ka rritur gjasat për dhunë ekstremiste./ VOA/m.j

Next Post
VIDEO-LAJM: Lana del nga shtrati dhe merr gjithçka përpara! Uji futet dhe në katet e para

VIDEO-LAJM: Lana del nga shtrati dhe merr gjithçka përpara! Uji futet dhe në katet e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In