• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërcënoi gazetaren, nis procedimi edhe për motrën e Anjeza Shabanit

by A R
08/07/2016 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e kryeqytetit njoftoi se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për motrën e Anjeza Shabanit, administratoren e kopshtit “Diren”, që ndodhet në burg për dhunën e ushtruar ndaj një fëmije 3-vjeçar.

Motra e Shabanit, Dajana Deda, është kallëzuar për kanosje në Komisariatin nr.1 dy ditë më parë, nga gazetarja Marsela Sinani. Burime zyrtare të Policisë së kryeqytetit thanë dje se u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Tiranës për 27-vjeçaren Dajana Deda.

“Procedimi penal për shtetasen Dajana Deda, banuese në Tiranë, nisi pasi nëpërmjet rrjeteve sociale, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen Marsela Sinani, 29 vjeçe”, thuhet në njoftimin për shtyp të Policisë.

Sipas kallëzimit që gazetarja Sinani ka bërë në Polici, ka shpjeguar se kanosjet dhe fyerjet nga ana e Dajana Dedës kanë nisur pasi kishte bërë një koment për rastin e dhunës ndaj fëmijës 3 vjeç nga ana e Anjeza Shabanit, motrës së saj.

“Nëse zemërimi matet me liket e komentet në rrjetet sociale, pa diskutim që 33- vjeçarja Anjeza Shabani do të thyente rekordet. Emri i saj u lakua për orë me radhë, u kthye në kryefjalë të ditës pas keqtrajtimit barbar të një fëmije vetëm 3 vjeç. Pas atij fëmije fshihej zemra e çdo nëne e jo vetëm. Në ato të pakta raste, fjalori mori ngjyrime të shumta, ku etika i kishte thyer rregullat”, thuhet në një pjesë të komentit të bërë nga gazetarja Sinani.

Motra e Shabanit i është përgjigjur me një mesazh fyes dhe në formën e kanosjes, duke i thënë se:

“A e di ti që do mbash përgjegjësi për çfarë ke thënë? Nëse nuk e di, po ta them unë. Morracaket si ti unë i shtyp me këmbë, dhe kam qejf të hasemi një herë bashkë! Për çdo njeri që ka cenuar imazhin tim, ka bërë gjyqin publik, u them të gjejnë një avokat të mirë! Bëhu gati edhe ti”, shkruante Dajana Deda në një prej mesazheve të saj. (panorama / r.a)

Next Post

Kur zhvishen vajzat e politikanëve (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In