Drejtori i Urgjencës së Elbasanit, është përballur me kërcënim gjatë ditës së sotme.
Si i dyshuar për ngjarjen, nga ana e policisë ka nisur procedimi penal për R.Ç., 36 vjeç, banues në Elbasan.
I dyshuari akuzohet se rreth orës 10:00 të kësaj të mërkure, në ambientet e Urgjencës të Spitalit Elbasan,
ka ofenduar dhe kanosur me fjalë shtetasin E.M., Drejtori i Urgjencës Elbasan.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Kanosja”.
/a.r