Laç- Të shtëna me armë zjarri në Laç. S.D. 32 vjeç, banues në lagjen nr.6 Laç, ka njoftuar tek salla operative se gjatë rrugës me automjet për në banesën e tij, në afërsi të shinave të trenit te lagjia nr. 6 Laç, është kanosur me armë nga disa persona që lëviznin me një mjet në drejtim të kundërt me të duke qëlluar në ajër.
Menjëherë pas njoftimit të marrë, forcat policore janë nisur në vendngjarje. Nga veprimet paraprake hetimore të kryera, ka rezultuar që nuk ka lëndime shtetasi S.D. si dhe nuk ka dëmtime as automjeti që po udhëtonte me të.
Në vijim të hetimeve, policia thotë se ka identifikuar autorët dhe janë shpallur në kërkim, por për shkak të hetimeve nuk bëhen me dije identitetet e tyre.
Po punohet për kapjen e tyre.
/a.r










