• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërcënohet me jetë gazetari, habit prokurori: Kërko dëmshpërblim në gjykatë!

by Java News
21/08/2017 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eshtë thënë shumëherë se sistemi i drejtësisë ka probleme korrupsioni, paaftësie dhe mediokriteti, por si rasti në fjalë, nuk besoj se mund të ketë ndodhur në organin e prokurorisë.

Ja rasti në fjalë: Një gazetar i një media shqiptare i drejtohet policisë së shtetit për disa kërcënime me anë të facebook-ut nga iks person emigrant, të paktën siç e verifikoi edhe policia e shtetit. Policia në kohë rekord bëri verifikimet dhe dosjen e kallzimit penal ia drejtoi për hetime të mëtejshme organit të prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë në Tiranë.

Personi që kërcënonte me jetë, pra për eliminim fizik të gazetarit, por edhe të familjes së tij, ishte një emër që nuk dihet saktësisht nëse është personi që ka emrin dhe foton e tij në facebook. Kërcënimet kishin të bënin për qëndrimet e gazetarit dhe shkrimet e tij. Pra kërcënim për shkak të detyrës, pasi gazetari nuk e njeh personin që kërcënonte. Më pas “anonimi” i facebook filloi të merrte në telefon gazetarin që kishte bërë kallzimin penal dhe ta kërcënonte. Natyrisht kërcënuesi nuk shfaqej me numrin e tij në telefonin e gazetarit, pasi identifikimi do të ishte më i shpejtë, por me teknologjinë e sotme, vinte thirrja, por nuk dilte numri i kërcënuesit. Policia e shtetit me metodat e saj arriti të gjente se vendqëndrimi i telefonuesit shqiptarë ishte në Selanik, Greqi. Edhe nga thirrja, por edhe nga makinacionet e teknologjisë së policisë së shtetit, personi që vazhdonte dhe vazhdon edhe pas mbylljes së hetimit nga prokuroria e Tiranës, gjendet në Selanilk. Për momentin. Mundet gjatë ditëve të pushimit të gushtit të jetë dhe në Shqipëri.

Policia adresoi prokurorisë së Tiranës një emër të mundshëm si autor i kërcënimit. Por nuk mund të shkonte më tej. Ishte prokuroria e Tiranës e cila kishte për detyrë hetimin dhe gjetjen e autorit të kërcënimit serioz për jetën e gazetarit. Prokuroria ka edhe mundësinë ligjore që të kërkojë nga kompanitë mobile në Shqipëri për të interceptuar thirrjen e numrit të telefonit të gazetarit, pra se nga ka ardhur thirrja hyrëse në Shqipëri. Kompanitë e telefonisë celulare e kanë për detyrë ligjore të kthejnë përgjigje. Më tej, pas përgjigjes së kompanive celulare, do të ishte prokurori që e kishte çështjen, zoti Erjon Imeraj, i cili nën varësi të përgjigjes së kompanive celulare do të hetonte deri në gjetjen e autorit. Nuk ështe e lehtë, por jo e pamundur kur je profesionist dhe zbaton ligjin. Por prokurori i çështjes Erjon Imeraj, i ka rënë shkurt kësaj historie. As ka hetuar me seriozitet dhe as ka nisur shkresë kompanive celulare për të gjetur se nga cili shtet vjen thirrja kërcënuese, ndërkohë që policia e shtetit ia ka referuar se vjen nga Greqia, bile ka dhënë edhe emrin e një personi që ka familjen në Shkodër.

Kërcënimi në fjalë mund të jetë nga një idiot nga ato që ka plot në facebook, mund të jetë serioz, siç mund të jetë edhe lojë e ndonjë anonimi. Por kallzimi është real, padia e firmosur, policia e shtetit me përgjegjsi thekson se mund të jetë person me rrezikshmeri, aq me shumë se jep edhe disa hollësi në dosjen që ka dërguar në prokurori. Por prokurori i Tiranës, nisur nga përtesa ose edhe nga mungesa e profesionalizmit i ka rënë shkurt: Ka vendosur mosfillimin e procedimit penal të kallzimit nr.6154 të vitit 2017!

Bile po të lexosh argumentin e tij  çuditësh se si ka prokurorë të tillë. Ai thotë se ndodhemi para faktëve të “fyerjes” dhe si konkuzion paditësi (gazetari) ti drejtohet gjykatës për të kërkuar “dëmshpërblimin”!

Se çfarë dëmshpërblimi do të marrë gazetari, kur nuk e ka kërkuar një gjë të tillë, këtë vetëm prokurori Erjon Imeraj e di! Se si mund të kërkojë “dëmshpërblim” gazetari, kur nuk dihet se cili është autorit i kërcënimit, ndërkohë që prokuroria ka mundësi ta gjejë, këtë vetëm prokurori Erjon Imeraj mund ta dijë!

Kjo është një turp për drejtësinë shqiptare, pasi në vend që të hetonte seriozisht për gjetjen e autorit të kërcënimit me jetë ndaj gazetarit, e ku ndërkohë që askush nuk ka kërkuar dëmshpërblim (pasi kujt do t’ia kërkosh dëmshpërblimin?), prokurori e mbyll hetimin në kohë rekord, pa u munduar asnjë edhe një ditë për të hetuar. Ai e ka për detyrë të thërriste kallzuesin, ndonëse policia ka bërë hetimet e duhura, të dëshmonin emrat që janë përmendur në dosje, të niste shkresë kompanive celulare për të gjetur nga vijnë thirrjet telefonike, por edhe me ekspertë të facebook, dhe më pas mund të vinte dhe dorëzimi i tij, nëse nuk ka aftësi për më tej.

Kjo që ka ndodhur kur një prokuror me emrin Erjon Imeraj, në vend që të hetojë për të gjetur kërcënuesin me jetë të një gazetari shqiptar, e mbyll dosjen dhe thotë “drejtoju gjykatës për të marrë dëmshpërblimin”, është kulmi i paaftësisë ose i mos seriozitetit të detyrës prej tij. E jo vetëm prej tij!

Alban Mati (Koha Jone)

Next Post
Ja tre arsye pse duhet të lexojmë më shumë

Ja tre arsye pse duhet të lexojmë më shumë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia: Marrëveshja e re e mbrojtjes nuk e shënjestron Iranin -

Raporti i frikshëm: Irani ekzekutoi 901 persona në shtatë muaj, mes viktimave edhe gra dhe të mitur!

August 19, 2026
“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

August 19, 2026
Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

August 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

August 19, 2026
Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

Futbollisti shqiptar shënon supergol në kualifikueset e Champions League (VIDEO)

August 19, 2026
Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

Indonezia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet me forcë 5,7 ballë!

August 19, 2026
OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

OKB reagon për deklaratat e ministrit izraelit Ben Gvir për Gazën: Skandaloze, të neveritshme, çnjerëzore dhe të rrezikshme!

August 19, 2026
VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

VIDEO/ Zjarret po ‘përpijnë’ me shpejtësi pyjet pranë Madridit, mijëra njerëz në panik dhe në gatishmëri!

August 19, 2026
Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

Shakira dhe Christina Aguilera anulojnë koncertet e tyre në Abu Dhabi, zbulohet shkaku!

August 19, 2026
FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

FOTO/ Rrëzohet helikopteri në Kenia, mes 7 viktimave edhe kreu i Shërbimit Sekret të Ekuadorit bashkë me gruan! Mister shkaku i aksidentit

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com