• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërcënohen me jetë 8 prokurorë nga njerëzit e krimit, merren në mbrojtje nga policia, rastet në Shkodër, Elbasan, Vlorë, Tiranë e Durrës

by Java News
10/05/2022 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Gjatë vitit 2021, 8 prokurorë kanë kërkuar mbrojtje të menjëhershme nga Policia e Shtetit, pasi janë ndjerë të kërcënuar me jetë nga segmente të krimit të organizuar, për shkak të ushtrimit të detyrës. Ndërkaq, 7 prokurorë të tjerë kanë kërkuar zgjatjen e mbrojtjes, me pretendimin se rreziku ndaj tyre, familjes dhe pasurisë, ekzistonte ende, pikërisht për shkak të detyrës.

Komisionit për Mbrojtjen e Prokurorëve pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka pranuar të gjitha kërkesat e prokurorëve për mbrojtje policore dhe zgjatjen e mbrojtjes, pasi ka vlerësuar rast pas rasti informacionin, duke konstatuar se rrethana në rrethana serioze që rrezikonin jetën e prokurorëve dhe të familjes së tyre.

Kanosja e prokurorëve nga krimi reflektohet në raportin vjetor të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, depozituar për shqyrtim në Kuvend. Kërkesat për mbrojtje fizike gjatë vitit 2021 janë paraqitur nga prokurorë që ushtrojnë detyrën në qarqet më problematike sa i takon veprimit të krimit të organizuar, konkretisht në Elbasan, Vlorë, Durrës dhe Shkodër dhe Tiranë. Mbrojtja policore është vendosur, sipas rasteve, me afate kohore 3-mujore, 6-mujore dhe 1-vjeçare.

Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëve kryesohet nga një anëtar i KLP-së, ndërsa pjesë e tij janë një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme, kryetari i Prokurorisë pranë së cilës ushtron detyrën magjistrati, për të cilin kërkohet mbrojtje, si dhe një një përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Anëtarët e komisionit kanë mandat dyvjeçar

Ndërkaq, ashtu si në gjykata, edhe në Prokurori, vijon thellimi i vakancave, për shkak të mungesës së emërimit të prokurorëve të rinj si dhe shkarkimit të prokurorëve në detyrë.

“Emërimi dhe caktimi në detyrë i magjistratëve prokurorë që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, është një nga detyrimet që ka KLP-ja. Kjo procedurë është parashikuar në Ligjin për Statusin. Gjatë vitit 2021, KLP-ja nuk ka emëruar asnjë magjistrat të ri, për shkak të mungesës së studentëve në vitin e tretë të Shkollës së Magjistraturës. Nga ana tjetër, për vitin 2021 janë miratuar 7 vendime për mbarimin e statusit të Magjistratit”, thuhet në raport./shqiptarja.com

Next Post
Berisha e Basha rrezikojnë/ Riaktivizohen hetimet për “21 janarin”: Predha që i mori jetën Aleks Nikës dërgohet për ekspertizë

Berisha e Basha rrezikojnë/ Riaktivizohen hetimet për "21 janarin": Predha që i mori jetën Aleks Nikës dërgohet për ekspertizë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Si do jetë moti në vijim? Meteorologia: Rrebeshe shiu në këto qarqe, temperaturat në rritje

January 29, 2026
Ari arrin rekord, dollari lëkundet: Tregjet sinjalizojnë pasiguri në epokën Trump

Ari arrin rekord, dollari lëkundet: Tregjet sinjalizojnë pasiguri në epokën Trump

January 29, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Bullizmi i heshtur ndaj fëmijëve me aftësi ndryshe- Të dëgjosh atë që nuk thuhet

January 29, 2026
Reshjet, bllokohen disa segmente rrugore në qarkun Gjirokastër, mungesë energjie në Kurvelesh dhe Lazarat

Reshjet, bllokohen disa segmente rrugore në qarkun Gjirokastër, mungesë energjie në Kurvelesh dhe Lazarat

January 29, 2026
Pas dy ditësh “beteje” qetësohen flakët në fshatrat e Gramshit, por vatrat mbeten aktive

Zjarret e verës së shkuar, mbi 345 milionë lekë dëmshpërblim për 15 bashki

January 29, 2026
Çfarë fshihet poshtë akullit të Antarktidës? Zbulohet ‘harta’ e jashtëzakonshme

Çfarë fshihet poshtë akullit të Antarktidës? Zbulohet ‘harta’ e jashtëzakonshme

January 29, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Vatani?

January 29, 2026
Dalin pamjet e reja, si Alex Pretti u përplas me agjentët federalë 11 ditë para vrasjes

Dalin pamjet e reja, si Alex Pretti u përplas me agjentët federalë 11 ditë para vrasjes

January 29, 2026
ANALIZA | SHBA dhe Izraeli gati për konfliktin e vitit?! E gjithë bota arabe në alarm

ANALIZA | SHBA dhe Izraeli gati për konfliktin e vitit?! E gjithë bota arabe në alarm

January 29, 2026
Vajzat adoleshente qëndronin nëpër hotele, djemtë u çonin klientët! Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit

Goditje prostitucionit në Durrës, procedohen dy braziliane dhe dy shqiptarë

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In