• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kërcënimi rus në vendet baltike, NATO rrit prezencën pranë kufijve rus

by A R
26/10/2016 11:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NATO do të nxisë vendet aleatë gjatë kësaj të mërkure për të kontribuar në praninë më të madhe ushtarake pranë kufijve rusë, që prej Luftës së Ftohtë, teksa aleatët përgatiten për një mosmarrëveshje të zgjatur në kohë me Moskën.

Duke parë aeroplanmbajtësen ruse të drejtohet për në Siri në shenjë force përgjatë brigjeve të Europës, ministrat e Mbrojtjes së aleancës synojnë të përmbushin premtimin e korrikut nga udhëheqësit e NATO-s, për të dërguar forca në shtetet baltike dhe Poloninë lindore, duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Shtetet e Bashkuara shpresojnë për angazhime të detyrueshme nga Europa për kompletimin e grupeve të gatshme për luftim prej 4.000 ushtarësh, pjesë e përgjigjes së NATO-s ndaj aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, si dhe shqetësimit se Moska mund të përpiqet të veprojë me të njëjtën taktikë edhe në ish-republikat sovjetike të Europës.

Franca, Danimarka, Italia dhe aleatë të tjerë priten t’u bashkohen 4 grupeve të gatshme për luftim, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania dhe Kanadaja, për t’u vendosur në Poloni, Lituani, Letoni dhe Estoni, ndërsa forcat do të variojnë nga këmbësori e armatosur e deri te “drone”-t shkruan tch.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se angazhimet duhet të jenë “një demonstrim i qartë i lidhjes sonë transatlantike”. Diplomatët thanë gjithashtu se do t’i dërgojnë edhe një mesazh kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, i cili është ankuar se aleatët europianë nuk paguajnë pjesën e tyre në aleancë.

Grupet e gatshme për luftim do të mbështeten nga Forca e Reagimit të Shpejtë e NATO-s prej afro 40 mijë trupash, ndërsa nëse do të jetë e nevojshme do të përforcohen me trupa të tjerë për çdo konflikt potencial të mundshëm, e do të lëvizin në shtetet e baltikut dhe Poloni mbi baza rotacioni.

Strategjia është pjesë e nevojës së dukshme për parandalim tensionesh, e mund të kombinohet në rast nevoje edhe me sisteme mbrojtjeje antiraketore, patrullime ajrore, si dhe sisteme mbrojtëse ndaj sulmeve kibernetike. Gjithsesi, aleanca atlantiko-veriroe duket se po has vështirësi në ndjekjen e një strategjie të ngjashme në rajonin e detit të Zi, për të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se po kthehet në një “liqen rus” pas pranisë së ushtrisë moskovite atje.

Rumania, Bullgaria dhe Turqia pritet që së shpejti të ofrohen me një plan për të shtuar patrullimet e tyre detare dhe ajrore në zonën në fjalë, që priten të forcohen edhe nga një brigadë shumëkombëshe e NATO-s në Rumani./a.m.

Next Post
(FOTO) Ra nga Llogaraja, euro e shiringa me adrenalinë në vendin ku humbi jetën turisti francez

(FOTO) Ra nga Llogaraja, euro e shiringa me adrenalinë në vendin ku humbi jetën turisti francez

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In