• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Drejtuesit e qarqeve duan të jenë në listë të mbyllur”/ Juristi: Vetëvrasje politike për PD

by S T
27/01/2025 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarët e degëve në Partinë Demokratike kanë dhënë dorëheqjen, ndërkohë Berisha nuk ka ende asnjë propozim për drejtuesit ndonëse jemi në valën e angazhimit për zgjedhjet e pranverës.

Juristi Indrit Sefa u shpreh për ‘Tirana Live’ se PD duhet të përcaktojë organin që do të ndajë kandidatët në lista të mbyllura dhe të hapura.

Sipas Sefës, PD nuk duhet të ketë fare lista të mbyllura sepse kjo është një vetëvrasje për të. Juristi u shpreh se PD duhet të hapi garën dhe se zgjedhjet ku ka dalë fitues ka pasur në fokus individin.

”PD në 2021 ka bërë një mënyrë të ngjashme të primares që ka qenë votimi invers, ngriti dhe një grup pune që analizoi kandidaturat. Pavarësisht se ky proces pati merita të jashtëzakonshme për fazën përgatitore, mënyra sesi u bë me votimin perjashtues la shije të hidhur.

Kemi lista të mbyllura dhe të hapura. Nëse 160 deputetët do të zgjidhen, kush prej tyre do të jenë në listë të mbyllur, cili organ do të vendos? Këtë duhet të parashtrojë PD për anëtarët e saj. Sot kemi dy lista, a do jenë drejtuesit e qarqeve në listë të hapur apo të mbyllur? PD duhet ta vendosë dhe duhet t’ja parashtrojë votuesve të vetë.

Një pjesë e drejtuesve të qarqeve nuk janë idhtar të votës së qytetarëve dhe prandaj u bën ndryshime në kodin zgjedhor. Nëse këta nuk do jenë pjesë e listës së mbyllur do të jetë autogol. Këta persona që kanë pasur ndikim në kodin zgjedhor duhet të jenë të mbyllur.

Unë mendoj që PD e ka bërë të qartë që këta drejtues qarqesh kanë qenë të qartë që do jenë në listë të mbyllur dhe duan të jenë në listë të mbyllur.

PD nuk duhet të ketë fare lista të mbyllura, duhet ti ketë të tërë kandidatët në listë të hapur, duhet të hapi garën. Kjo është vetëvrasje politike e PD, të gjithë kandidatët potencial duhet të jenë në listë të hapur. Ka mekanizma që bëjnë ‘djegien’ e kandidatëve në listë të mbyllur që ata të mos marrin mandatin. l duhet të jenë në listë të hapur, të bëhen të pëlqyeshëm për qytetarët, të kenë besim tek ta dhe të marrin votën.

Deri tre muaj para PD është e paorganizuar, duke hapur garën duke i bërë kandidatët të hapin garën sepse kanë interes individual, prandaj PD dhe në zgjedhjet që ka fituar është bazuar tek individi. Duhet t’i japi mundësinë individit dhe të japi alternativën më të mirë qytetarit. Nëse mbyllet në kështjellën e listave të mbyllura, nuk do të marri rezultat dhe rezultati i 2017 do ti duket rezultat pozitiv sepse do të dali më dobët.”

Next Post
Pandemia / “Lancet” akuza qeverive dhe OBSH: Miliona vdekje mund të ishin shmangur

Kina i përgjigjet CIA-s, Pekini hedh poshtë dyshimet se Covid-19 doli nga laboratorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
Latif Dervishi

Lufta ime e yjeve!

July 10, 2026
VIDEO NGA DRONI / Sa ishte pjesëmarrja sot në protestë rreth orës 20:00?!

VIDEO NGA DRONI / Sa ishte pjesëmarrja sot në protestë rreth orës 20:00?!

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In