• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcënimi rus dhe ISIS, në fokus të Asamblesë së NATO-s në Tiranë

by A R
28/05/2016 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia dhe kërcënimi i saj ndaj vendeve anëtare të Aleancës, ka qenë kryefjala e ditës së parë të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që mbahet në Tiranë.

Në çeljen e punimeve të kësaj Asambleje, Presidenti i saj, Michale Turner, e ka renditur këtë çështje, ne prioritetet kryesore te Aleancës.

“NATO sot përballet me një mjedis të ri ku Rusia e sheh aleancën si kundërshtare dhe do shikojnë si do e trajtojmë këtë kërcënim, apo edhe kërcënimet bërthamore të saj”, u shpreh Turner.

Një ditë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin, cilësoi si provokim vendosjen e sistemit te raketave ne Rumani.

Në samit doli në pah përplasja mes Armenisë e Azerbajxhanit të pranishëm në takimin e Tiranës. Në qendër është Nagorno-Karabaku ku dy vendet përplasen ushtarakisht.

Terrorizmi, kërcënimi nga ISIS dhe refugjatët ishin disa nga pikat e diskutuar gjatë samitit. Për Bruno Tertrais, drejtuesit të Fondacionit për Kërkime Strategjike, këto dy çështje nuk duhet të ngatërrohen mes tyre.

“Terrorizmi natyrisht është kërcënimi më i dukshëm dhe më i rëndësishme që shkakton ISIS. Disa në Europë do të shtonin dhe migrimin, por 3 gjëra nuk duhet të harrojmë. Së pari, migrimi nuk shkaktohet nga ISIS, por shkaktohet nga një konflikt për të cilin regjimi sirian është përgjegjës. Së dyti, migrimi është më shumë dështim, se sa sukses i ISIS. Ajo që do ISIS është që të gjithë myslimanët të vijnë, të jetojnë, të luftojnë në tokat e të ashtuquajturit Kalifat dhe jo të largohen prej tyre. Së treti, migrimi natyrisht që mund të jetë destabiluzues dhe natyrisht që është i tillë dhe shikojmë efektet e veta të drejtpërdrejta politike në Austri, por nuk çon dhe nuk do të na çojë në kohën e Hitlerit”, u shpreh Bruno Tertrais./a.m.

Next Post

Përfaqësuesi gjerman në Asamble: Shqipëri me dy fytyra, të rinj me makina të shtrenjta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In