• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërcënimi nga zjarret dhe infrastruktura e dobët, si shmanget rreziku

by A R
26/07/2018 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

JavaNews/ Tragjedia në Greqi tregoi se sa i madh është rreziku nga zjarret në stinën e verës. Edhe Shqipëria është një vend me risk të lartë pasi çdo vit digjen mijëra hektarë pyje.

Një situatë të vështirë ka kaluar vendi edhe dy vitet e fundit por fatmirësisht, zjarri është shuar pa prekur zonat e banuara. Kjo, pasi zonat pyjore në vendin tonë janë kryesisht  larg banesave.

Edhe në fshatrat ku ka banesa pranë pyjeve, ato janë shumë të rralla dhe të shpërndara. Gjithsesi, rreziku mbetet mjaft i madh dhe faktori numër një sipas autoriteve është ‘dora e njeriut’.

Apeleve të përsëritura të autoriteteve të shmangin zjarrëvëniet për hapjen e tokave të reja nuk i janë përgjigjur qytetarët duke shkaktuar masakra të vërteta mjedisore.

Siguria e ulët në godina

Por, nëse rreziku nga zjarret në pyje për jetët njerëzore nuk është aq i madh, Shqipëria ka një numër të madh zjarresh në banesa apo prona të ndryshme. Faktorët kryesorë janë pakujdesitë e njerëzve por edhe cilësia e dobët e sistemeve elektrike nëpër banesa.

Në godinat e ndërtuara disa dekada më parë rreziku është më i madh pasi sistemet elektrike janë më të amortizuara. Por, edhe te pallatet e reja të dnërtuara pas viteve ’90-të, vështirë se gjen përmbushjen e niveleve të sigurisë shkruan JavaNews.

Daljet e sigurisë në raste zjarresh janë një masë që nuk ekziston fare, edhe pse kemi pallate banimi me mbi 10 kate. Po ashtu, sistemet e fikjes së zjarrit nuk ekzistojnë në pallate.

Ndëkorhë, në qytete si Tirana shpesh herë reagimi i zjarrfikësve është i vonuar për shkak të bllokimit të rrugëve apo rrugicave të ngushta mes pallateve.

Cilat janë shkaqet kryesore të zjarreve

Fajtoi më i madh për rënien e zjarreve është vetë njeriu. Për të treguar këtë mjafton të themi se 4 ndër pesë zjarre sipas statistikave shkaktohen nga dora e njeriut. Kjo lidhet si me paditurinë rreth masave, po ashtu edhe me pakujdesinë shkruan JavaNews.

Referuar raporteve të hartuara nga specialistët, bazuar te gjetjet në terren renditen një sërë shkaqesh që çojnë në rënien e zjarrit si:

a) depozitimi i lëndëve të djegshme (ose që ndizen lehtë) në vende të papërshtatshëm si dhe manipulimi i tyre në mënyrë të pakujdesshme;

b) grumbullimi i mbeturinave, letër ose materiale të tjera të djegshme, që mund të ndizen aksidentalisht ose qëllimisht;

c) përdorimi i pakujdesshëm i zjarrit dhe i pajisjeve të tjera ngrohëse;

d) pastrimi i papërshtatshëm i zonave të punës dhe mungesa e heqjes së mbeturinave pas punës;

e) përdorimi i impianteve elektrike difektoze ose jo të siguruar në mënyrën e duhur;

f) riparimet apo modifikimet e sistemeve elektrike të kryera nga persona të pakualifikuar;

g) prania e pajisjeve elektrike nën tension edhe kur nuk janë në përdorim (përveç atyre që janë projektuar në mënyrë që të jenë përgjithmonë në shërbim);

h) përdorimi jo korrekt i pajisjeve ngrohëse portative;

i) mbyllja e pjesës së ventilimit në pajisjet ngrohëse, në makineritë, në pajisjet elektrike dhe ato të përdorura nëpër zyra;

j) prania e flakëve në zona të ndaluar, përfshirë këtu ndalimin e pirjes së duhanit ose mospërdorimi i tavëllës së duhanit;

k) neglizhenca e kontraktorëve apo e punëtorëve të mirëmbajtjes;

l) formimi i papërshtatshëm profesional i stafit mbi përdorimin e materialeve apo i pajisjeve të rrezikshme për qëllim shuarjen e zjarrit.

m) mirëmbajtja e dobët e pajisjeve.

Disa këshilla parandalimi:

Ndër rastet më të shpeshta të zjarreve në banesë janë to që vijnë si pasojë e ndonjë shkëndije elektrike, një problemi në pajisjet elektroshtëpiake, pakujdesie me bombolat e gazit apo një tenxhere e harruar shkruan JavaNews. Më mirë se reagimi, sigurisht është PARANDALIMI.

-Nëse mbani në banesë lëndë djegëse, kryesisht gas, atëherë duhet të keni parasysh që ajo të jetë jo në sasi të madhe dhe të jetë e kolauduar.

-Kujdes pajisjet elktroshtëpiake. Nëse përdorni zgjatues, kontrolloni cilësinë pasi mund të shkrijë kabllin një ngrohës. Edhe televizori përbën rrezik kur nxehet ndaj mos e lini në mobilje të mbyllura.

-Mos i lini në punë pajisjet elektrike kur mbaroni punë. Thekëset e bukës, hekuri apo ngrohëset janë të rrezikshme.

-Kujdes qirinjtë. Që mos ta harroni ndezur kur dilni nga banesa, atëherë vendosni një letër në derën e jashtme nëse jeni dobët me kujtesën.

-Një masë e këshillueshme janë sistemet e alarmit kundër zjarrit. Nëse keni mundësi ato janë zgjidhje ideale. Japin alarmin kur ndjehet temperaturë e rrezikshme në banesë, kur ka rrjedhje gazi apo sistemi elektrik ka rrezik.

Si të veproni në rast zjarri:

Ekzistojnë disa metoda reagimi në bazë edhe të llojit të zjarrit. Ajo që duhet të keni parasysh është të mos humbisni qetësinë shkruan JavaNews. Qëndroni gjakftohtë dhe reagoni. Nëse keni mundësi të shuani zjarrin atëherë bëjeni, por në të kundërt, mendoni për të shpëtuar veten dhe të afërmit.

Rastet janë nga më të ndryshmet, edhe reagimet po ashtu.

-Në rast se ndjeni erë gazi kur futeni në banesë, kurrsesi nuk duhet të ndizni dritën. Menjëherë ajo do të shkaktojë shpërthim të fuqishëm pasi gazi ëhstë përhapur në ambjent. Me qetësi, duhet të shkoni të hapni të gjitha dritaret e banesës, njoftoni zjarrfikësit dhe prisni jashtë banesës.

-Në rast se shikoni tym apo zjarr në një pajisje elektroshtëpiake, atëherë hiqeni menjëherë nga priza nëse keni mundësi. Nëse keni fikëse zjarri përdoreni por kini kujdes nga tymi pasi rrezikoni të asfiksoheni.

-Nëse bie zjarr në tenxhere vendosini menjëherë kapakun. Mos përdorni ujë pasi rrezikoni ta përhapni më shumë apo flakët tu vijnë në fytyrë.

-Në rast se nuk keni mundësi të veproni, atëherë mbyllni derën e zonës ku është zjarri dhe dilni jashtë duke njoftuar shërbimin zjarrfikës. Dera juaj mban zjarrin për 30 minuta.

-Në rast e zjarri ka rënë në një aprtament pranë jush, kini kujdes shkallët. Nëse ka tym prisni shërbimet zjarrikëse, rrezikoni të asfiksoheni.

/JavaNews.al/ A.Malasi

Next Post
Çifti ekzekutohet në rrugë, dyshohet për larje hesapesh

Çifti ekzekutohet në rrugë, dyshohet për larje hesapesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com