• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kërcënimi nga Rusia”/ Biden: Sulmi ndaj Ukrainës “ende i mundshëm”. Ja thirrja e Presidentit të SHBA

by Java News
16/02/2022 07:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të martën se ai beson se një sulm rus ndaj Ukrainës është “vërtet ende i mundshëm”, si dhe i bëri thirrje Presidentit rus Vladimir Putin të vazhdojë bisedimet, ose të rrezikojë të përballet me pasoja të ashpra.

“Lufta e Dytë Botërore ishte një luftë e domosdoshme”, tha zoti Biden. “Por nëse Rusia sulmon Ukrainën, kjo do të ishte një luftë zgjedhjeje, ose një luftë pa kauzë dhe arsye. I them këto gjëra jo për të provokuar, por për të folur të vërtetën, sepse e vërteta ka rëndësi. Llogaridhënia ka rëndësi. Nëse Rusia sulmon në ditët dhe javët në vazhdim, kostoja njerëzore për Ukrainën do të jetë e pamatë, dhe kostot strategjike për Rusinë do të jenë gjithashtu të jashtëzakonshme. Nëse Rusia sulmon Ukrainën, do të pritet me denoncimin masiv ndërkombëtar. Bota nuk do të harrojë se Rusia zgjodhi vdekjen dhe shkatërrimin e panevojshëm. Sulmi ndaj Ukrainës do të rezultojë një plagë e vetëshkaktuar. Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë, do të përgjigjen me vendosmëri”.

Të martën, zoti Putin tha se ishte gati për negociata me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s për vendosjen e raketave dhe për stërvitjet ushtarake në Evropë, pasi Moska njoftoi se po tërhiqte disa forca nga kufiri me Ukrainën.

“Kjo do të ishte gjë e mirë”, tha Presidenti Biden duke reflektuar skepticizmin e shprehur nga zyrtarë ukrainas dhe të NATO-s, “por ende nuk e kemi verifikuar këtë. Nuk e kemi verifikuar ende se njësitë ushtarake ruse janë duke u rikthyer në bazat e tyre. Në të vërtetë, analistët tanë thonë se vazhdojnë të jenë në pozicione që përbëjnë kërcënim. Fakti vazhdon të jetë se Rusia ka tashmë mbi 150 mijë forca përreth Ukrainës, në Bjellorusi dhe përgjatë kufirit ukrainas”.

Dhe nëse Rusia ndërmerr veprime, tha ai, qoftë edhe nëpërmjet një sulmi virtual, Presidenti Biden paralajmëroi për pasoja të rënda.

“Nuk po kërkojmë konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë”, tha Presidenti Biden. “Kam qenë i qartë se nëse Rusia sulmon amerikanët në Ukrainë, ne do të përgjigjemi fuqishëm. Nëse Rusia sulmon Shtetet e Bashkuara apo aleatët tanë me mjete asimetrike, si sulme kibernetike ndaj kompanive tona, apo infrastukturës jetësore, ne jemi të përgatitur t’i përgjigjemi”.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se Uashingtoni dhe NATO shpresojnë të shohin një zvogëlim domethënës të pranisë ushtarake.

“Mënyra se si e përkufizojmë ne suksesin, mendoj se është siç e përkufizojnë shumë prej partnerëve tanë evropianë dhe aleatëve në NATO, që do të ishte… një çtensionim i faktuar në kufirin me Ukrainën, nga ku rusët do të tërhiqnin forcat e tyre, duke ia bërë të qartë të gjithëve, komunitetit global, mediave dhe publikut, se nuk do ta sulmojnë Ukrainën dhe ta mbështesin këtë me veprimet e tyre”, tha ajo./ Marrë nga VOA

g.kosovari

Next Post
“I trajtojnë emigrantët si mall për të nxjerrë para”/ 25 mijë paund për në Britani, goditet rrjeti i madh i trafikantëve

“I trajtojnë emigrantët si mall për të nxjerrë para”/ 25 mijë paund për në Britani, goditet rrjeti i madh i trafikantëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In