Sekretari i Shtetit, John Kerry, ka deklaruar se SHBA do të bëjë “çfarëdo që të jetë e nevojshme” për të mbrojtur veten, Korenë e Jugut dhe aleatët e tjerë nga Korea e Veriut.
Kerry dhe Sekretari i Mbrojtjes, Ashton Carter, ripohuan se çdo sulm nga Korea e Veriut do të zmbrapsej dhe çdo përdorim i armëve bërthamore “do të përballej me një përgjigje efektive dhe shkatërruese”.
Deklaratat u bënë në takimin e së mërkurës me homologët e Koresë së Jugut, ku u vendos që të bëheshin të gjitha përpjekjet diplomatike kundër programit bërthamor të Koresë së Veriut, i cili shihet si një kërcënim i rëndë i sigurisë.
d.i.