• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kërcënimi ndaj gjyqtarit, kur KLD zhytet në politikë

by Aalison Pearse Stevens
20/06/2016 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Nisja e hetimeve për ministrin e brendshëm Sajmir Tahiri, për shkak të deklaratave të tij të ashpra për gjyqtarin Aliaj, shënon një rekord “historik” në kronologjinë e përplasjeve mes politikës e drejtësisë në Shqipëri. Për dy dekada e gjysëm kishim parë sesi kryeministra e ministra jo vetëm prishnin gojën me gjyqtarë e prokurorë, por u vinin atyre gjithfarë epitetesh nga më banalet. Kishim parë gjithashtu sesi një maxhorancë e tëra (kryeministri dhe ministri i brendshëm në rradhë të parë), pengonin në mënyrë flagrante antiligjore hetimet e prokurorisë, duke i mbajtur të hetuarit nën mbrojtje fizike, se mos vinin prokurorët e i arrestonin. Askush nuk u preokupua atëhere për “dhunim të drejtësisë”.

Epitetet banale që u harxhuan në adresë të ish-prokurores së përgjithshme Ina Rama pesë vjet të shkuara, pas ngjarjeve të 21 janarit, u pasuan nga refuzimi kategorik i qeverisë shqiptare për të lejuar ndalimin e një numri gardistësh, të dyshuar për katër të vrarët në mes të bulevardit Dëshmorët e Kombit. Asokohe kreu aktual i KLD Bujar Nishani, që pak ditë më pas zgjidhej ministër i brendshëm, nuk pati as edhe një përqind të reagimit të sotëm. Heshti si të tjerët dhe ju bashkua versionit qesharak të “puçit”, të cilin Berisha e predikonte nga mëngjesi në darkë, për të mbuluar tronditjen që shkaktuan vrasjet e civilëve të paarmatosur.

Edhe KLD e asaj kohe, megjithëse drejtohej nga “horri i Bulevardit”, nuk u ndje për këtë shkelje flagrante të ligjit që po bënte maxhoranca në fuqi, duke penguar hetimet për një vrasje të shumfishtë, për të cilën vijojnë debatet edhe sot.

Tani të njëjtët persona, sot në opozitë, skandalizohen për gjuhën që ministri i brendshëm ka përdorur ndaj gjyqtarit Aliaj. Përtej faktit se ministri i brendshëm ka gabuar, ashtu siç gabon kushdo që sulmon qoftë edhe verbalisht drejtësinë, nuk mund të mos vërehet fare lehtë se reagimi i tij jashtë linjave normale, erdhi pasi prokuroria dhe gjykata janë përfshirë në një lojë të shëmtuar me tendencë të hapur politike, me qëllim zhurmimin e procesit të miratimit të reformës në drejtësi. Afera e përgjimeve po mbahet kryesisht në lojë, jo nga dëshira normale për të gjetur se ku është shkelur ligji (edhe në këtë pikë e kaluara ka raste dukshëm më flagrante), por për të krijuar një trysni të jashtme mbi procesin e reformës, me qëllim vështirësimin e miratimit të paketës kushtetuese. I njëjti prokuror i përgjithshëm heshti tre vjetët e fundit për skandalin e përgjimeve të ministrisë së mbrojtjes, për të cilin ka disafish më shumë prova se për IMSI CATCHER-in e Interfocës italiane. Çka e bën hetimin e tij të sotëm, edhe ndaj rastit të gjyqtarit, edhe ndaj paisjes përgjuese, tendecioz dhe të pabesueshëm.

Next Post

Dokumenti/ Qeveria shpërblen me 1 mln euro kombëtaren kuqezi

Comments 4

  1. Milena says:
    10 years ago

    Na fal zoti Skender,qe te paskan prekur ministrin tend te adhuruar (Pse ???)Te tjeret para tij,kane bere e cnuku kane bere (fajin e ka Saliu!!!!!apo Stefani!!!!???),Po ky zoterija I adhuruaru juaj,nuk ka bere asgje pert tu shqetesuar?Apo edhe per tu hetuar?Nuk kam asnje kundershti,qe ti te kesh bindjet e tua,per cdo gje.Por ama ato qe I ke personale,mos na I shit si morale dhe mos cfrytezo detyren e gazetarit,per te cilen paguhesh,per te na shprehur bindjet e tua.Ato,bindjet,shtroji,ngriji,analizoi ne organizaten ku ben pjese,por mos I nxirr ne treg,ne media se edhe kryetari,me kodin e heshtjes ,nuk ta lejon kete veprim.E dine te gjithe,qe ti I bie fyellit,por te lutem mos vetem ne nje vrime se na merzite (ne organizaten tende thuhet:na cave trapin.

    Reply
  2. Tomi says:
    10 years ago

    Ti Milena me ate me xham apo ate pa xham e lexon shkrimin e Z Skender Minxhozi? Ne cilet reshta e lexon ti qe z Minxhozi e paska te adhururar ministrin ebrendshem? Shkrimi percjell mesazhin qe prokuroria, KLD dhe presidenti perdorin dy standarte. Ku i shikon moralizimet ti Milena? Vete prononcimi yt per kete shkrim eshte nje moralizim i shpifur per idhujt e tu. Po u merzite shume hidhu nje sy faqeve roze qe te shplodhesh.

    Reply
  3. eritoni says:
    10 years ago

    Me duket perpjekje e deshtuar me sukses, kjo mbrojtja mediatike per ministrin, me pretektstin se keshtu kane bere edhe ata, po nuk u shqetesua kush atehere. Po te shkojme me kte llogjike, do thonim keshtu i pushkatonte pa gjyq edhe shoku Enver po nuk shqetesohej kush atehere. dhe sinqerisht nuk e kuptoj lidhjen e pergjimeve me pengimin e reformes ne drejtesi, dhe cpune ka Sajmir Tahiri me Reformen ne Drejtesi, a thua se po e ben ai.

    Reply
  4. Milena says:
    10 years ago

    Faleminderit zoti Tomi,qe I lexon komentet.Por me detyron,qe te njenjten pyetje te ta bej une ty,se per cfare moralizili shikon ti,e aq me teper te shpifur?Ju qenkeni mesuar te gjithe,qe per cdo gje negative,te fshiheni pas shprehjes se :Me pare,keshtu e ashtu, prandaj edhe tani ne (do me thene maxhoranca)ka te drejte te vijone ne ate rruge te gabuar..Por nderkohe harroni se per ate rruge,qeverija e kaluar u rrezua (bile edhe me voten time).Maxhoranca kaloi tre vite ne detyre dhe per cdo veprim te mire apo te keq,duhet ti referohet,ne rralle te pare ligjit dhe se dyti,premtimeve,me te cilat erdhi ne detyre.Kete duhet ta kuptosh mire dhe komentet lexoi ndac me ate me xham,(une I kam syte filxhan),e ndac me ate pa xham,por mos ja fut buqes me ato qe thua.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

I shtyjmë njerëzit të ikin dhe pastaj i këndojmë mallit

March 14, 2026
Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

Pas sulmit me raketë, Ambasada e SHBA-ve në Bagdad kërkon largimin e amerikanëve nga Iraku

March 14, 2026
Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

Hyn në fuqi marrëveshja me investitorët për stacionet e plazhit, rregullat e reja për administrimin e tyre

March 14, 2026
Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

Mbetjet digjen në anë të rrugës në Milot, autostrada mbushet plot me tym

March 14, 2026
Minxhozi: Berisha edhe bashkë me Metën vështirë se mund të jetë i rrezikshëm

Ambasadorët i kemi ulur ne në krye të vendit

March 14, 2026
Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

Belgjika kryeson kërkesat për hetime ndaj SPAK, cilat janë vendet e tjera ku veprojnë grupet kriminale shqiptare

March 14, 2026
50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

50 aktivitete në mbarë kryeqytetin, qytetarët e Tiranës festojnë Ditën e Verës

March 14, 2026
“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

“Largohuni nga zonat afër porteve”, Irani paralajmëron banorët e Emirateve të Bashkuara Arabe

March 14, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 15 mars 2026

March 14, 2026
Më shumë se 3 mijë persona të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

Më shumë se 3 mijë persona të vrarë në dy javë luftime në Lindjen e Mesme, përfshirë civilë dhe personel ushtarak

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In