• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcënimi me jetë për arbitrin/ Eduard Prodani: Superliga me ‘guidë’, gjyqtarëve iu kanë çuar plumba!

by Java News
10/04/2023 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arbitri i futbollit, Juxhin Xhaja dhe familja e tij u kërcënuan me jetë para ndeshjes Kastrioti – Bylis, me duelin që u shty nga FSHF. Organi i futbollit në vend shkoi edhe më shumë duke thënë se ishin përfaqësues të krutanëve që ishin pas kësaj ngjarje, teksa për këto presione edhe një javë më parë një gol i Laçit kundër Kastriotit u anullua.

Në Report TV, për emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarët Andi Kapxhiu dhe Nertil Agalliu, ish-Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani e ka quajtur situatën alarmante dhe një futboll që sipas tij “ka vdekur”, duke u ditur rezultatet.

“Goli i anulluar i Laçit dhe kërcënimi ndaj arbitrave. Sa e rëndë është? E paprecedentë për një futboll normal dhe në një vend evropian. “Ky pazar këtë fund do kishte”, thotë populli. Arbitrat janë viktima nga të dyja krahët, duhen mbrojtur. Një drejtues klubi nuk arrin të bëjë këtë nëse nuk ka dikë nga pas. Kampionati është “i guiduar”, më shumë se 30 përqind të ndeshjeve dihen. Është situatë e provokuar. Arbitrat janë provokuar në vazhdimësi. Kemi situata kur klubet shpërthejnë sepse e dinë rezultatin. Kjo situatë ka 10-15 vite, kemi pasur kërcënime me armë dhe plumba. Nëse nuk merren masa, edhe në 2033 kështu do ndodhë. Drejtuesit e futbolli nuk shfaqësohen dot tani. Dini gjë çfarë kanë bërë? Është përkeqësuar situata. Nuk ka ligë, kanë bërë diçka skandaloze. Nuk kanë klubet pse ia bëjnë këtë njëri-tjetrit. Futbolli shqiptar është një lloj tragjedie”, tha Prodani fillimisht.

Më pas ish-Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së solli edhe një shembull nga “Roma Camp”, zhvilluar së fundmi në Tiranë.

“Dje përfundoi “Roma Camp”, u promovua dhe mbështet nga bashkia Tiranë. Në sy trajnerëve italianë iu ra në sy se kishte fëmijë të vegjël dhe futbollistë të stresuar. Pse të jetë futbolli tragjedi dhe sherr?”, pyeti Prodani.

Më pas Prodani u pyet edhe për golin e anulluar të Laçit, me organet e drejtësisë që duhet të bëjnë punën e tyre.

“Ngjarja është e rëndë në futboll, kjo i heq cipën një situate shumë të rëndë. Nuk e themi se kemi qenë kritikë me kreun e FSHF-së. Manipulimet dhe anullimi i golit të Laçit? Është rast fatkeq që i takon organeve të drejtësisë, është manipuluar një ndeshje. Unë them se ka një manipulim më të madh, dihet se kush do shpallet kampion dhe kush do jetë në Europë. Edhe sikur mos jetë e vërtetë, ky është perceptim i përgjithshëm. Askush nuk sheh një ndeshje të trukuar. Nuk kam fakte ta them se është i trukuar, ky është perceptimi i një futbolli të vdekur”, vijoi më pas ish-zyrtari i FSHF-së.

Prodani e vendosi theksin edhe te mënyra e menaxhimit të futbolli vitet e fundit, çka sipas tij lë për të dëshiruar.

“Mënyra sesi është menaxhuar në vite futbolli ka sjellë këto situata. Nuk ka politika të zhvilimit në futbollin kombëtar. Merren vendime të dyshimta sipas interesave të krerëve të FSHF-së. Dhuna ndaj arbitrave dhe kërcënimet me jetë? Pyesni Lorenc Jeminin (ish-arbitër) a është kërcënuar me jetë, incidentin në Laç mos e harroni. Jeminin e kanë kërcënuar me plumb. Nuk janë bërë shembull dhe tani shihen si diçka e natyrshme”, tha Eduard Prodani.

/s.f

Next Post
“Mbajeni mend nga unë, do ju dalë”/ Ngjela: SPAK shumë shpejt do bëjë goditje të mëdha

"Veliaj s'ka rival"/ Ngjela: Berisha pa vota në Tiranë, ndaj nuk del dot as në fushatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com