• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërcënimi i Konit, Dibra: Stisje nga falanga që çuan Universitetin në këtë gjendje

by A R
18/04/2016 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dekania e Gjuhëve të Huaja, Klodeta Dibra, njëherësh kandidate për rektore të Universitetit të Tiranës ka reagur ndaj akuzave të ish-­kryeministrit Berisha për kërcënim të kandidatit tjetër për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, nga Emiljano Shullazi.

Profesoreshë Dibra e cilëson të stisur këtë histori “nga falanga që e çuan universitetin në këtë gjendje ku është sot”. Sipas saj, zgjedhjet në universitetet publike nuk janë dhe nuk mund të jenë një arenë ku përplaset politika e ditës. Deklarata është bërë për gazetën Panorama.
Ish­kryeministri Berisha akuzoi se një person me precedentë penalë ka kërcënuar rivalin tuaj për rektor, zotin Koni, që të tërhiqet nga gara, por dhe rektorin në detyrë Kule që të mos e mbështesë në këtë garë. Keni një koment për këto akuza?

Në deklarimin para gazetarëve të ish­kryeministrit unë nuk shoh ndonjë akuzë për mbarëvajtjen e procesit, por një insinuatë lidhur me kërcënimin e rivalit tim (apo të dikujt tjetër) në këtë garë dhe madje edhe tërheqjen nga gara. Por shpejt u mësua se nuk kishte një dorëheqje!

Unë vazhdoj të këmbëngul, sikundër është bërë publike, që zgjedhjet në universitetet publike nuk janë dhe nuk mund të jenë një arenë ku përplaset politika e ditës. Ato janë përgjegjësi e vetë stafeve akademike, studentëve dhe profesoratit, të cilët kanë treguar, deri sot qytetari dhe kulturë. Ngjarja e pretenduar as që ka ndonjë lidhje me mua, por mesa duket, është stisur nga falanga që e çuan universitetin në këtë gjendje ku është sot. Por koha e tyre mbaroi! Ashtu sikundër nuk besoj se do të ketë kohë nga nesër e tutje edhe për të tjerë, që dëshirojnë të vetëviktimizohen ose lejojnë viktimizimin e tyre, sepse nuk kanë çfarë tjetër të ofrojnë për universitetin dhe të ardhmen e tij!

Sepse kanë qenë pjesë e atyre falangave që përmenda më sipër dhe iu ka mbetur thjesht të inskenojnë palavdinë e tyre, duke mos ditur të bëjnë gjë tjetër! Unë vijoj të tregoj me përgjegjshmërinë time se jam në këtë garë për ta fituar atë. Emrin tim dhe këtë përgjegjshmëri nuk e implikon dot askush, aq më tepër politika.

Next Post

Të ardhurat nga aplikacionet e telefonave inteligjent, Kina konkuron SHBA-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

Irani në alarm: Mojtaba Khamenei në shënjestrën e SHBA-ve dhe Izraelit (Si po i shpëton përgjimit)

March 17, 2026
Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

Sulme intensive në ambasadën amerikane në Bagdad, Trump i irrituar me aleatët europianë

March 17, 2026
Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

Si po ndikohet trafiku ajror nga sulmet në Gjirin Persik

March 17, 2026

Rrëzimi i kërkesës për Ballukun, sondazhi: 35.2% mendojnë se SPAK nuk ka prova shtesë

March 17, 2026
Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

Hormuzi dhe “kurthet” e tjera: Pse është kaq e vështirë të mbahet hapur ngushtica

March 17, 2026
Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

Kuvendi voton sot rezolutën kundër Iranit, PD bojkoton seancën

March 17, 2026
PD ka humbur sensin e jetës politike

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

March 17, 2026
Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

Si i shpëtoi sulmit Mojtaba Khamenei? Zbulohet audio e shefit të Protokollit të Ajatollahut

March 17, 2026
Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

Alarmi: Shqiptarët vdesin nga zemra gati dy herë më shumë se qytetarët e BE

March 17, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, pasditja me reshje shiu

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In