• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Kërcënimi’ i SPAK për mediat, Vangjeli: Përballja ime me Prokurorinë pasi ish-ministri i Berishës më dha dokumentet e Gërdecit

by Java News
17/06/2022 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli rrëfeu për herë të parë në ‘Kontrast’ një ngjarje të paprecedentë mes tij dhe organit të akuzës.

Duke marrë shkas nga urdhri i SPAK për mediat në lidhje me dëshmitë e Nuredin Dumanit, Vangjeli tregoi se në 2009 është gjendur përballë një situate të ngjashmë ku ndodhet media sot. Ai shtoi se një ish-ministër i Sali Berishës i kishte vënë në dispozicion dokumentacionin sesi ishte ndërtuar fabrika e vdekjes në Gërdec.

Në lidhje me shkrimin e publikuar më pas nga Lorenc Vangjeli me titull “Shënimet e një ministri”, ai rrëfeu në studion e ‘Kontrast’ në Report TV:

“Kur ka ndodhur një ngjarje e tillë më është dashur shumë mund të mos e bëj publike. Por kam qenë në një situatë të tillë. Në vitin 2009 kam qenë në dijeni dhe në pozitën e personit që do të merrej në pyetje. Bëhet fjalë për çështjen e Gërdecit.

Prokuroria kërkonte dokumentet e qeverisë që i hapën rrugën fabrikës së vdekjes në Gërdec. Këshilli i Ministrave nuk i jepte sepse e mbronte Kushtetuta. Unë atëherë i botova dhe dokumentet vinin nga një ministër i Zotit Berisha. Unë u vendosa në një situatë absurde, ku unë ndodhesha para akuzës për nxjerrje të sekretit hetimor.

Kjo është një çështje që ka gjetur zgjidhje disa herë në Gjykatën e të Drejtave të njeriut. Hetimi zgjati me muaj të tërë, por burimi im ishte dhe do të mbetet i fshehtë. Zanati ynë nuk është një lojë balerinash. Madje dhe balerinat i kanë gjunjtë e dërrmuar dhe këmbët e enjtura.

Kur ti kërkon të jesh ndërmjetës përmes ngjarjes dhe publikut do të jesh i detyruar të pranosh çdo shtrëngesë. Kaprciçot apo llastimet që bëjnë herë pas here mediat nuk i bëjnë mirë as vetë medias” – tha Lorenc Vangjeli në ‘Kontrast’./m.j

Next Post
Veliaj në ‘shtëpinë’ e shqiptarëve në Zvicër: Mezi pres më shumë bashkëpunime mes Bashkisë së Tiranës dhe Art Basel

Veliaj në 'shtëpinë' e shqiptarëve në Zvicër: Mezi pres më shumë bashkëpunime mes Bashkisë së Tiranës dhe Art Basel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi

Ambasadori Wendt vijon takimet, pas Ramës dhe Hoxhës kryediplomati i SHBA i shkon në zyrë edhe kryeparlamentarit Niko Peleshi

October 1, 2026
Elbasani ‘fole’ prostitucioni, rritet numri i grave që vijnë nga Spanja e Kolumbia

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze! Merrnin apartamente e banesa me qira ditore

October 1, 2026
“Drejtësia po vepron, fund pandëshkueshmërisë”- Tabaku: Hetimi i zyrtarëve të lartë nuk është certifikatë pastërtie për qeverinë!

“Jo një proces formal”- Tabaku: Profesionistët e lirë duhet të jenë pjesë e ligjbërjes dhe negociatave me BE-në

October 1, 2026
Skandali me fondet e kulturës, shoqërohet me pranga në duar në gjykatë ish-ministri i qeverisë së Orbanit

Skandali me fondet e kulturës, shoqërohet me pranga në duar në gjykatë ish-ministri i qeverisë së Orbanit

October 1, 2026
Marco Rubio: SHBA-të janë të hapura për bisedime me Iranin në OKB -

Sekretari Rubio urdhëroi delegacionin iranian të largohet nga SHBA pas bllokimit të bisedimeve

October 1, 2026
Zhvlerësimi i euros, asnjë lidhje me pastrimin e parave! Rënia e monedhës europiane, nga forcimi i lekut dhe i ekonomisë

Zhvlerësimi i euros, asnjë lidhje me pastrimin e parave! Rënia e monedhës europiane, nga forcimi i lekut dhe i ekonomisë

October 1, 2026
Liga e Kombeve/ Përballja me Finlandën, UEFA zgjedh një irlandez për të gjykuar kuqezinjtë!

Liga e Kombeve/ Përballja me Finlandën, UEFA zgjedh një irlandez për të gjykuar kuqezinjtë!

October 1, 2026
Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë! (VIDEO)

Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë! (VIDEO)

October 1, 2026
VIDEO/ Kukës, përfshihet nga flakët kurora e pishave pranë gjimnazit të qytetit

VIDEO/ Kukës, përfshihet nga flakët kurora e pishave pranë gjimnazit të qytetit

October 1, 2026
I vuri flakën tokave të fshatit në Memaliaj, arrestohet në flagrancë piromani 76-vjeçar!

I vuri flakën tokave të fshatit në Memaliaj, arrestohet në flagrancë piromani 76-vjeçar!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com