• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kërcënimi i rektorëve, pse u thirr Tahiri në prokurori

by A R
21/03/2017 17:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, këtë javë për të dhënë deklarime në lidhje me çështjen e Emiljano Shullazit.Shkak i thirrjes së Tahirit në cilësinë e deklaruesit, janë bërë dëshmitë e dhëna më herët në prokurori nga rektorët Dhori Kule e Mynir Koni, si dhe nga drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj, raporton “Panorama”.

Emiljano Shullazi
Emiljano Shullazi

Dy rektorët, që dyshohet se janë kërcënuar nga Emiljano Shullazi në prill 2016, kur mbahej fushata për zgjedhjet në universitete, në dëshminë e tyre kanë përmendur Tahirin.

Ata kanë thënë se pasi u kanosën nga persona të panjohur para një hoteli në Tiranë, kanë marrë kontakt me drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. Ky i fundit, bashkë me dy rektorët, kanë shkuar atë ditë në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili ka mësuar ngjarjen dhe u ka premtuar rektorëve se Policia do të bënte gjithçka për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burime të Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë thënë se saktësimi i këtyre rrethanave është bërë shkak për fletëthirrjen dërguar ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Nga ana tjetër, gazeta “Panorama” ka publikuar dje të dhëna, sipas të cilave, javën e kaluar në prokurori është pyetur drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.

Përveç deklarimeve të marra në lidhje me procedurën e ndjekur nga Policia në mesin e muajit prill 2016, kur është bërë shoqërimi i Emiljano Shullazit, burimet e Policisë kanë thënë se drejtori i Policisë së kryeqytetit është pyetur edhe për komunikimet e tij me eprorët dhe me vartësit ditën e ngjarjes.

HETIMET PËR SHULLAZIN

Bazuar në kallëzimin e një biznesmeni nga Tirana, Prokuroria kishte nisur hetimet ndaj Emiljano Shullazit për gjobëvënie, në shkurt 2016. Dy muaj më vonë, në mesin e prillit 2016, personazhi i njohur në Tiranë u arrestua bashkë me shtetasit Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani për disa akuza.

Arrestimi i Shullazit u bë ditën e denoncimit publik për kërcënimin e dy rektorëve, Dhori Kule e Mynir Koni, edhe pse këta të fundit nuk dëshmuan asnjëherë nëse kishin arritur ta njihnin autorin e kërcënimit ndaj tyre.

Prokuroria kërkoi në gjykatë caktimin e masës së sigurisë arrest me burg për Shullazin dhe dy bashkëpunëtorët e tij, me akuzën për katër raste gjobëvëniesh, por deri tani vetëm biznesmeni Ylvi Beqja ka pranuar të japë deklarime në statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Biznesmeni që e paditi i pari Shullazin ishte larguar nga Shqipëria para arrestimit të të dyshuarit, ndërsa dy biznesmenë të tjerë nuk kanë pranuar të japin deklarime në prokurori. Ylvi Beqja ka pretenduar se Shullazi e grupi i tij (pesë të arrestuar gjithsej), i kanë marrë rreth 700 mijë euro dhe 30 për qind të aksioneve të ish-hotel “Vollgës” në Durrës.

Pavarësisht dëshmisë së dhënë në hetimet paraprake, seancat për sigurimin e kësaj dëshmie në gjykatë po dështojnë prej më se një muaji e gjysmë, pasi asnjë avokat nuk pranon mbrojtjen e të pandehurve. Nga ana tjetër, avokatët e Emiljano Shullazit dhe të tjerëve nuk i kanë pranuar akuzat, duke hedhur poshtë deklarimet e biznesmenit Ylvi Beqja.

Ky i fundit u akuzua publikisht nga disa tregtarë për marrje shumash të mëdha hua dhe moskthimin e tyre në kohë. Vetë dëshmitari i mbrojtur, Ylvi Beqja, ka pretenduar se nuk ka asgjë të vërtetë në akuzat që i janë bërë publikisht për shkak se ka pranuar të dëshmojë në lidhje me gjobëvënien./a.m.

Next Post
Tjetër shpërblim 30 mijë euro për Balilin

VIDEO/ Prona e Balilit përplas ministrinë e PS me atë të LSI, ndërhyn policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

27-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Hoxha: Moment përcaktues në histori

March 24, 2026
Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

Nuk ndalen sulmet në Liban, Izraeli pretendon se ka goditur forcën Quds të IRGC-së

March 24, 2026
“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

“Mossadi privat” në lojë, a po ndërhyn Izraeli në Slloveni?

March 24, 2026
Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

Rama nis përgatitjet për zgjedhjet lokale, Baton Haxhiu: Tiranën e do me çdo kusht!

March 24, 2026
27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

27 vite më pas, çfarë ndodhi gjatë ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë?

March 24, 2026
Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

Teknologjia ul numrin e të punësuarve në zyra, turizmi dhe ndërtimi me rritje

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Akuza e fortë e Salianjit ndaj lidershipit të PD: Përjashtuan drejtuesit e degës se ishin mbështetësit e mi

March 24, 2026
Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

Çmimi i naftës rritet përsëri mbi 100 $, Shtëpia e Bardhë: Planet për bisedimet me Iranin vijojnë

March 24, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

March 24, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Miza pa kokë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In