• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kërcënimi i Putin: Rusia do t’i përgjigjet me masa të ngjashme provave raketore të SHBA-së

by Java News
23/08/2019 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të premten që Rusia t’i përgjigjet me veprime të ngjashme një prove me raketë të realizuar kohët e fundit nga Pentagoni.

Shefi i Kremlinit i tha Këshillit të tij të Sigurisë Kombëtare se Rusia nuk mund të qëndrojë duarkryq, dhe se deklaratat amerikane për të instaluar raketa të reja në rajonin e Azi-Paqësorit prekin interesat thelbësore të Rusisë.

Ai ka urdhëruar Ministrinë e tij të Mbrojtjes të analizojë kërcënimin e paraqitur nga një test i ri raketash amerikane dhe të përgatisë një “përgjigje simetrike”.

Udhëzimet e Presidentit rus vijnë pasi Uashingtoni testoi një raketë të ndaluar dikur Tomahawk. 

Pentagoni njoftoi të hënën se kishte testuar një raketë konvencionale kruz që goditi objektivin pas një fluturimi prej më shumë se 500 kilometrash.

Kjo është prova e parë e këtij lloji e SHBA që nga dalja e Uashingtonit nga pakti historik për raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper tha kohët e fundit se është në favor të vendosjes së raketave me rreze të mesme veprimi në Azi. Ndërkaq, Presidenti Putin u ankua këtë javë se Shtetet e Bashkuara janë tani gati të instalojnë në Rumani dhe Poloni një raketë të re me bazë në tokë.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk kanë plane të afërta për të instaluar raketa të reja në Evropë.

Kjo lloj arme u ndalua në bazë të marrëveshjes së Forcave Bërthamore të Ndërmjetësimit të 1987 (INF), e cila kufizoi përdorimin e armëve bërthamore dhe konvencionale me rreze të mesme, por që tani është prishur sio marrëveshje mes SHBA dhe Rusisë.

g.kosovari

Next Post
Historia e dhimbshme e 9-vjeçares nga Kosova që u fut në bagazhin e makinës për të shkuar në Gjermani

Historia e dhimbshme e 9-vjeçares nga Kosova që u fut në bagazhin e makinës për të shkuar në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

“Rrjetet e huaja shfrytëzojnë trazirat në Francë”

November 9, 2026
Politika kërkon b*le, jo britma

Çfarë duhet të dinë Rama dhe Berisha

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In